Përdorimi i ilaçeve kundër ankthit mund t’i dëmtojë aftësitë njohëse një pacienti nëse i merr për një kohë të gjatë.
Studiuesit nga Organizata Australiane e Shkencës dhe Teknologjisë Bërthamore (ANTSO) zbuluan se, ilaçet mund të ndikojnë në qelizat mikrogliale të trurit, të cilat nga ana e tyre ndërhyjnë në neuronet e trurit.
Në thelb, ilaçet ngadalë shkaktojnë ndikim në pjesën e trurit që elektrizon dhe aktivizon qelizat.
Studiuesit shpresojnë se zbulimi i tyre të nxisë një grup të ri barnash, që nuk kanë ndikim në shëndetin e trurit.
“Ky vëzhgim është i rëndësishëm sepse përdorimi afatgjatë i ilaçeve kundër ankthit mendohet se kontribuon në një përshpejtim të demencës dhe se si mund të ndodhë kjo nuk dihet”, tha Richard Banati, një profesor në ANTSO.
Ai shpjegon se truri ka miliarda neurone, të cilat janë impulse elektrike që transmetojnë informacion dhe dërgojnë sinjale kimike midis pjesëve të trurit.
Neuronet lidhen me njëri-tjetrin përmes një lidhjeje të quajtur sinapse.
Shumica e hulumtimeve mbi ndikimin e ilaçeve të ankthit në rënien njohëse, janë fokusuar në neuronet dhe sinapset midis tyre.
Aty ku ekipi ANTSO vendosi të shikonte qelizat mikrogliale.
“Këto janë qeliza të vogla dhe shumë të lëvizshme që janë të ngulitura qelizat nervore. Kjo matricë përbën një pjesë të konsiderueshme të trurit dhe në fakt po ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e rrjeteve nervore”, shpjegoi Banati.
Ekipi testoi diazepam, një ilaç i zakonshëm i ankthit, për të parë se si do të reagonte ndaj një sistemi neurologjik te minjtë.
Kjo do të thotë se arsyeja pse disa pacientë që marrin këto ilaçin vuajnë nga lodhja, madje edhe nga demenca pas disa vitesh trajtimi.
Hulumtime të ndryshme kanë treguar se recetat për medikamente të tilla u rritën me kur filloi pandemia e Covid-19, kryesisht tek moshat e reja 13-19 vjeç.
Burimi:Daily Mail/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje