Që nga rënia ekonomike është një kohë e keqe për t’u sëmurur, veçanërisht në vendet e varfra. Ndërsa ilaçet kimike bëhen të pakta dhe të kushtueshme, pacientët po i drejtohen ilaçeve bimore më të lira për të trajtuar edhe sëmundje serioze si diabeti, kanceri dhe, kohët e fundit, Covid-19.
Shumë mjekë, dyshojnë në efektivitetin e këtyre trajtimeve. Por biznesi i tyre po lulëzon.
Në vitin 2021 shitjet e “Yiling Pharmaceutical”, një prodhues i madh i ilaçeve tradicionale kineze, përfshirë “lianhua qingwen”, të përdorura kundër Covid-19, mes sëmundjeve të tjera të ndryshme, tejkaluan 1.6 miliardë dollarë, gati dyfishi i shifrës në para-pandeminë 2019.
Mes rritjeve të rasteve në Kinë gjatë muajit mars dhe prill, shitjet e Yiling kaluan 11 miliardë dollarë.
Beijing Tongrentang, një tjetër prodhues i madh, është dyfishuar në vlerë që nga fillimi i vitit 2020, gjithashtu në 11 miliardë dollarë.
Të dyja kompanitë kanë tejkaluar Pfizer dhe AstraZeneca, dy prodhues perëndimorë të vaksinave pa diskutim efektive kundër Covid-19.
Midis 2012 dhe 2019 pjesa e shitjeve të ilaçeve të trajtimeve alternative në Kinë u rrit nga 31% në 40%. Shifra është ndoshta më e lartë sot, duke pasur parasysh përdorimin e tyre të gjerë kundër Covid-19.

Ndërsa, kur Hong-Kongu u përball me rritje të rasteve këtë vit, 1 milion pako “lianhua qingwen” u dërguan në territor nga kontinenti.
Që nga viti 2020, Kina ka promovuar gjithashtu përfitimet e medikamentit “lianhua qingëen” në vendet që luftojnë për të siguruar ilaçe dhe trajtime për Covid-19.
Gati 30 vende kanë miratuar formularin për import dhe disa, përfshirë Kuvajtin dhe Laosin, e kanë marrë specifikisht për të trajtuar Covid-19.
Bjellorusia ka nënshkruar një marrëveshje me Kinën për ndërtimin e një fabrike të mjekësisë tradicionale kineze në Minsk.
Rregullatorët në Amerikë dhe Singapor janë kundër përdorimit të “lianhua qingwen” për të trajtuar Covid-19. Kjo nuk i ka shqetësuar investitorët.
Ndërsa fitimet rriten, prodhuesit e ilaçeve tradicionale kanë një avantazh të madh; mënyra e prodhimit sipas metodave të lashta u kursen miliarda në kostot e kërkimit dhe zhvillimit.
Pfizer dhe AstraZeneca harxhojnë një të pestën e të ardhurave të tyre.
Burimi:The Economist/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje