Numri i vizitorëve të huaj që hynë në Shqipëri gjatë muajit maj u rrit me 84 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të INSTAT, këtë maj kanë hyrë në Shqipëri 604 mijë turistë të huaj, nga 328 mijë që hynë në vendin tonë majin e 2021-t.
Në total, në periudhën janar-maj, numri i turistëve të huaj shkoi në rreth 1.68 mln, rreth 55 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Ndërkohë, shtetasit shqiptarë që kanë hyrë në Shqipëri në maj ishin rreth 470 mijë, nga 276 mijë të një viti më parë.
Në total, numri i turistëve të huaj dhe shqiptarë ishte rreth 1 milionë e 75 mijë vetë, nga 605 mijë që u regjistruan në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Vizitorët kryesorë gjatë majit kanë ardhur nga Kosova, me rreth 245 mijë, Maqedonia e Veriut me rreth 61 mijë dhe Mali i Zi me 47 mijë.
Gjatë pesëmujorit të parë 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 5,6 herë, ndërsa Kosova ka pasur rritjen më të ulët me 9,5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




