Korrja e grurit në Serbi do të nisë në 10 ditë në një fushë me 3 mln tonë prodhim. Kjo sasi është sa dyfishi i nevojës së Serbisë, ndërkohë që vazhdon ende kufizimi i eksporteve.
Kufizimi i furnizimeve, shkaktuar nga lufta në Ukrainë, ku ajo dhe Rusia janë furnizuesit kryesorë të drithërave në botë, rriti çmimet e importit.
Serbia ka dërguar grurë në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe vende të tjera në rajon, kur ato po përballeshin me mungesë produkti.
Branislav Nedimovic, ministër i Bujqësisë në Serbi, tha se vendi prodhon 2.5 herë më shumë grurë nga se i nevojitet dhe është mjaftueshëm për të gjithë rajonin e Ballkanit.
“Një vend arab kërkoi të importonte 240.000 ton grurë nga Serbia në një dërgesë. Kjo është gjysma e asaj që kemi deri në korrjen e re,”- tha Nedimovic.
Në të njëjtën kohë, ai tha se kostot e prodhimit të grurit janë rritur për 60% deri në 70% këtë vit, por edhe fitimet janë shumë më të larta, duke shtuar se një kilogram grurë kushton 38 RSD (0.32€).
Së bashku, Rusia dhe Ukraina përbëjnë më shumë se 1/4 e tregtisë globale të grurit dhe gati 1/5 e misrit. Blerësit e drithit tani po kërkojnë nga prodhuesit e nivelit të dytë si Kazakistani, Polonia dhe Rumania, si dhe furnizuesit më të vegjël nga Europa Qendrore dhe Juglindore, për të mbushur një pjesë të mungesës.
Javën pas fillimit të luftës, presidenti serb Aleksandar Vuçiç shpalli ndalimin e eksportit të naftës, grurit, misrit dhe miellit. Duke folur në atë kohë, Vuçiç tha se Serbia do të ketë mjaft grurë dhe misër për veten dhe rajonin dhe se po pret të shohë nëse Rusia do të ndalojë eksportin e dy drithërave.
Pavarësisht thatësirës që ndikoi në prodhimin e perimeve dhe kulturave të tjera në verën e vitit 2021, Serbia pati prodhim të madh të grurit, me rritje 23.1% në 3.538 milion ton, sipas të dhënave të zyrës së statistikave./BNEnews
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




