Menaxhim

Në prill u rrit numri i vizitorëve në strukturat akomoduese. Veriu, rajoni më i preferuar

Vizitorët rezidentë dhe ata jorezidentë po zgjedhin gjithnjë e më shumë strukturat akomoduese në Shqipëri krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Sipas të dhënave më të fundit nga INSTAT, në muajin prill është rritur ndjeshëm shfrytëzimi i strukturave akomoduese krahasuar me të njëjtin muaj një vit më parë.

Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 35.1% në krahasim me prillin e 2021-shit.

Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i vizitorëve rezident është rritur me 34.5%; numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 35.7%;

Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 59.0%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Gjatë muajit Prill 2022, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 35.1% krahasuar me Prill 2021.

Interes gjithnjë e më i lartë për Veriun e Shqipërisë

“Gjatë muajit Prill 2022, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 59.0%, në krahasim me të njëjtin muaj një vit më parë.

Veriu i Shqipërisë duket se po pëlqehet gjithnjë e më shumë.

 Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në këtë rajon ka shënuar rritjen më të lartë me 72.4%. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 52.6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Ndërkohë më shumë interes duket të ketë edhe për kampingjet.

Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hapësirat për kampingje, për parqe, për çadra ose rulota argëtimi” ka shënuar rritjen më të lartë prej 2.7 herë.

Në prill 2022, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar:  sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (54,2%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (55,3%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (96,5%)” thuhet në publikim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë