Histori

Pamje të rralla nga jugu i Shqipërisë në vitet 1930-1932

Këto fotografi të viteve 1930-1932 flasin shumë për bukuritë e fshatrave shqiptare, edhe pse jetesa ishte e ashpër.

Fotot e nxjerra nga koleksioni i gjeografit austriak Ernst Nowack, i cili i ka rënë kryq e tërthor Shqipërisë, në një ekspeditë të vështirë janë postuar nga ish-gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi.

Gjeografi austriak ka udhëtuar përgjatë Shushicës, pastaj shfaqet në Qafën e Llogorasë, vazhdon në Dhërmi e Himarë e deri në Palasë. Në këto lloj udhëtimesh i vetmi mjet ishin kuajt dhe një udhërrëfyes i mirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë