Taksa

Rama: Për pak ditë do të propozojmë zerimin e taksës për pagat deri në 50 mijë lekë

Nga Gazeta “SI” – Kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria do të propozojë së shpejti zerimin e taksës për qytetarët me pagë deri në 50 mijë lekë.

Pasi foli për rastin Beccheti, kryeministri Rama tha:  “Kam dëgjuar që ju thonë që ne taksojmë punën më shumë se kapitali. Nuk ka në rajon taksë zero për pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra dhe së shpejti, pas pak ditësh do të sjellim propozimin për të zeruar deri në 50 mijë lekë.”

Kjo ishte kundërpërgjigja e Ramës për deputeten e PD-së, Jorida Tabaku, e cila akuzoi qeverinë se nuk ka menaxhuar krizën si duhet dhe ka zhytur vendin në borxhe e duke rritur çmimet për qytetarët.

“E diskutuam bashkë në komision, që nuk i kishit marrë masa, që po merrni borxh për borxhin, ky është shqetësimi. Nuk investohet në ekonomi. Vetëm këtu presioni i çmimeve ka hasur në paaftësinë e qeverisë. Kur shteti dështon që të sigurojë balancën në treg, atëherë ngrihet bordi. Ato kompanitë që vendosin sot për çmimin i keni mbi kokë, ato vendosin për ju.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë