Autoritetet italiane vunë në pranga Agim Kajmakun, ish-kryetar socialist i Bashkisë së Vorës me akuzën e pjesëmarrjes në një grup të organizuar që vepronte në fushën e shpërndarjes së kokainës.
Sipas mediave italiane, në momentin e arrestimit Agim Kajmakut i është gjendur një sasi prej 20 kilogramësh kokainë.
Kajmaku besohet se ishte anëtari më i ri i grupit në fjalë, që autoritetet italiane kishin vënë nën vëzhgim prej muajsh, madje edhe duke vendosur kamera dhe përgjues në zonat dhe lagjet ku ushtronte veprimtarinë e paligjshme. Për arrestimin e tij ka reaguar deri me tash vetëm opozita.
Ndërsa kryetari i PD-së, Sali Berisha ka risjellë në vëmendje një deklaratë të kryeministrit Edi Rama kur u pyet kohë më parë për akuzat e opozitës ndaj Kajmakut periudhë kur përkonte më kohën kur ai ishte kryetar i bashkisë së Vorës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.