Dosje

“Më propozuan socialistët…” Agim Kajmaku nuk ishte në kërkim dhe i mbylli qetësisht llogaritë me drejtësinë

Gazeta Si – Ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, i kapur në flagrancë me gati 20 kg kokainë të fshehura në vazo lulesh, që siç duket ishin forma më e mirë për të maskuar trafikun, nuk ishte në kërkim.

Ai i kishte mbyllur probemet me drejtësinë pa u arrestuar asnjë ditë. Kajmaku, 51 vjeç, i cili dyshohet nga italianët se po trafikonte drogë me vlerën e rreth një milionë euro së bashku me nipin, në Shqipëri theu bastionin e të djathtëve duke marrë drejtimin e një prej bashkive të lakmuara.

Kjo, për shkak edhe se posti që ai mbante, mbulonte territorin ku janë të vendosura bizneset më të mëdha në vend.

Por ai e mbajti këtë detyrë vetëm pak muaj, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ta shkarkojë nga detyra pas një konfirmimi të Prokurorisë së Përgjithshme që kryebashkiaku kishte qenë i proceduar në Greqi nën emrin Jorgo Toto (viti 2003).

Por pavarësisht bujës, fletë-arresteve, përpjekjeve të tij në vazhdim për të shkarkuar dy nënkryetarë të besuar (të konsideruar si  të besuarit e Belinda Ballukut), fakti që ai nuk u arrestua asnjëherë, përkundarzi përfundimi i tij në një spital privat dhe nxitimi i policisë për ta arrestuar, u duk si një lojë e bashkërenduar midis policisë dhe ish zyrtarit lokal.

Kajmaku e përdori sëmundjen e tij si një argument për të mos shkuar në paraburgim dhe me akt-ekspertiza që nuk u hetuan asnjëherë.

Ai vijoi përpjekjet për të lehtësuar pozitat që zgjatën në vazhdim nga 2020 deri në fund të vittit 2021.

Në dossjen hetimore që disponon Gazetasi.al, përshkruhet edhe dëshmia e Agim Kajmakut në gjykatë, si dhe fakti se prokurori nuk kreu asnjë veprim përtej indicieve, duke mos faktuar akuzat.

“PS ma kërkoi”,  ja çfarë tha Kajmaku në gjykatë

“Në pranverën e vitit 2019, m’u kërkua nga Partia Socialiste, grupim politik ku unë aderoj, që të isha kandidat i tyre për zgjedhjet e pushtetit vendor që do zhvilloheshin më 30 qershor 2019. Propozim që unë e pranova. Emrin në listën e kandidatëve për kryetar bashkie në këto zgjedhje është vendosur për mua nga Partia Socialiste dhe i është paraqitur KQZ. Më datë 12 maj 2019, kam paraqitur në KQZ formularin e vetëdeklarimit, ku kam deklaruar se kam mbajtur edhe një identitet të dytë, atë të Jorgo Toto, pa ndryshuar atë zyrtar. Pas shumë deklarimeve mediatike që u bënë gjatë verës 2019 nga funksionarë të PD, se paskam qenë i dënuar dhe arrestuar në shtetin helen, jam përpjekur të informohem më shumë rreth akuzave që më janë bërë, duke qenë gjithashtu në dijeni se KQZ dhe Prokuroria e Përgjithshme, kishin filluar hetimin administrativ për të verifikuar akuzat dhe për të përcaktuar nëse isha një subjekt për t’u përjashtuar nga kandidimi ose detyra publike. Pasi mora vesh që ndaj meje kishte një çështje të mbyllur, kërkova menjëherë që ajo të rihapej dhe në përfundim të gjykimit, në shtator të vitit 2019, gjykata greke më shpalli të pafajshëm”, - thotë ish-kryebashkiaku, qëndrimi i të cilit u mbështet edhe nga shkresat e përcjella me letër-porosi, mëson Gazetasi.al, nga dosja penale, që ndryshe nga sa u hap me bujë, u mbyll qetësisht.

Prokurori kërkoi pafajësi

I vënë nën akuzë së bashku me Merita Shytkon, Irma Bylykun, Mirjeta Memën, këta nën akuzë për shpërdorim detyre, hetimi që u konsiderua ndër më të bujshmit, u përfaqësua në gjykatë nga prokurori Ardian Dyrmishi.

Por prokurori në konkluzion të gjykimit, u tërhoq nga akuza e falsifikimit të dokumenteve zyrtare  dhe kërkoi pafajësi  për të pandehurin.

Pafajësi kërkoi prokurori edhe për akuzën e kryerjes së funksionit public pas dhënies fund, sa kohë megjithëse e njëjta akuzë e kishte mbajtur në kërkim ish-kryebashkiakun për muaj me radhë pa e gjetur dot, pasi këmbëngulte se pas shkakrimit nga KQZ-ja, Agim Kajmaku firmosi dhe vulosi përtej kompetencave.

Prokurori kërkoi pafajësi dhe për të gjithë punonëjsit e tjerë të Bashkisë Vorë që ishin hetuar për veprën e shpërdorimit të detyrës.

Një lojë proceduriale

E vetemja akuzë për të cilën prokurori i çështjes Ardjan Dyrmishi kërkoi fajësinë dhe kërkoi më tej pezulliminm me burg për të dhe kthimin në 80 orë punë në komunitet, ishte ajo e falsifikimit të vulave dhe stampave ose formularëve që e lidhte atë me çështjen e Greqisë, shkaku që i hapi telashe 51-vjeçarit.

Për shkak se blerja e luleve në Greqi,  gati 19 vjet më pare, pasi u dyshua se Kajmaku kishte paguar para false, u pushua nga drejtësia greke, kjo do të thotë se një hetim i tillë nuk ka ekzistuar ndonjëherë.

Një  truk i tillë procedurial, që e lehtësoi në Shqipëri Kajmakun edhe atëherë kur iu dërgua kërkesa për t’u pyetur, edhe atëherë kur policia zbarkoi në banesën e tij, nuk mungoi edhe gjatë gjykimit.

Në shkresat që iu vendosën eksluzivisht në dispozicion Gazetasi.al, gjykata ndalet në këtë argument, duke nxjerrë zbuluar prokurorinë që kërkoi 80 orë publike, ndonëse ishte e qartë që nuk kishte vepër penale.

Ndërkohë që akuzat për të cilat duhet të ishte kërkuar fajësia ishin ato të vendimarrjeve pa patur kompetencë.

Për faktin e Greqisë, bëhet e qartë se prokurori shkoi “me duar në xhepa” dhe pa prova nga pala greke, ku të vërtetohej se Agim Kajmaku alias Jorgo Toro të kishte qenë i arrestuar.

“Në 13 shtator 2019, sipas vendimit numër 236 /2019 të Gjykatës së Janinës, ky person është shpallur i pafajshëm. Sa më sipër, autoritetet kanë revokuar urdhër-arrestin dhe procedurën për këtë shtetas. Prokuroria e Përgjithshme ka kryer verifikimin e të dhënave dhe referuar atyre nga Interpol Athina, ka konstatuar se funksionari Agim Ymer Kajmaku, alias Jorgo Toto, është arrestuar në datën 14 janar 2003 në Greqi për qarkullim monedhash të falsifikuara”.

Deri në datën 13 shtator 2019, kur është marrë vendimi kur është shpallur i pafjshëm, rezulton se ndaj Kajmakut ka patur urdhër ndërkombëtar për ndalim.

Duke qenë se funksionari publik i është përgjigjur me “jo” pyetjes nëse ka qenë apo jo nën hetim, i ndaluar apo i arrestuar nga organet ligjzbatuese, del se ai nuk ka deklaruar se ka pasur probleme nga autoritetet greke.

Kajmaku i është përgjigjur me “jo” pyetjeve të formularit të vedeklarimit për pyetjen nëse ishte caktuar apo jo masë shtrënguese dhe nëse ishte marrë apo jo masë dëbimi.

“Referuar akteve gjyqësore të dërguara nga autoritetet, nuk identifikohet fakti se Agim Kajmaku të jetë ndaluar apo shoqëruar, por vetëm se ky shtetas ka dhënë deklarime në polici dhe më pas është lënë I lirë. Akuza nuk mundi të provonte se ekzistonte vendim gjyqësor për caktimin e arrestit të prokurorit për ndalimin e Kajmaku alias Jorgo Toro”, - thotë gjykata në vendimin e saj, vënë në dispozicion Gazetasi.al.

“Gjithashtu, referuar letër-porosisë, nuk provohet as ndalimi dhe as arrestimi tek aktet proceduariale që hartohen në të tilla raste, si dhe aktit që vërteton që këtij shtetasi i është komunikuar vendim për vlerësimin e arrestimit apo të urdhrit të ndalimit”, - thuhet më tej nga gjykata.

Për shkak të mos dijenisë dhe mos dorëzimit të provave nga prokuroria, gjykata prezumon pafëjsinë e Kajmakut.

“Me të drejtë funksionari publik është ëprgjigjur me ‘jo’ pyetjeve të formularit të vetëdeklarimit. A keni qenë ndonjëherë në hetim apo në gjykim nga një autoritet i huaj për kryerjen e një vepre penale dhe a keni qenë ndonjëherë i ndaluar apo i arrestuar nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale, pasi del se ai nuk ka pasur dijeni se ndaj tij ka patur hetim, ndalim apo gjykim nga autoritetet ligjzbatuese greke”, - thotë më tej gjykata në vendimin e saj.

Sipas fashikujve të hetimit, funksionari iu është përgjigjur me “jo” pyetjeve të formularit të vetëdeklarimit dhe siaps gjykatës, kjo tregon mungesën e dashjes për të fshehur një dënim.

Çfarë tha Kajmaku për shkarkimin?

“Deklaroj me përgjegjësinë time të plotë, morale dhe ligjore, se pas datës 1 nëntor 2019, përfshi dhe atë datë, unë nuk kam firmosur asnjë vendim, asnjë urdhër, asnjë shkresë përcjellëse dhe nuk kam përcjellë apo ushtruar ndonjë kompetencë detyrë apo përgjegjësi tek punonjësit e Bashkisë Vorë, entet e tjera publike apo private”.

Kështu e nisi dëshminë e tij në gjykatë Agim Kajmaku, për akuzën e kryerjes së veprimeve përtej funksionit.

“Në datën 30 tetor 2019, - vazhdoi më tej Kajmaku, sipas dosjes që disponon Gazetasi.al, - kam qenë ende në detyrë në krye të Bashkisë Vorë dhe krahas shkresave dhe dokumenteve të tjera, kam firmosur dhe katër urdhra, lirimin nga detyra të Gentjan Picarit, nga detyra e shefit të kabinetit, lirimin nga detyra të Laureta Omerit, nga detyra e nën kryetares së bashkisë, të Hekuran brahimajt si nënkryetar i bashkisë dhe emërimin në detyrë si nënkryetar i bashkisë, të Gentjan Picarit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë