Njerëzit duhet të hanë më pak ushqime ultra të përpunuara, në vend që të numërojnë kaloritë.
Sipas epidemiologut britanik, Tim Spector kështu do të humbin peshë dhe do të përmirësojnë shëndetin e tyre.
Spector tha se gjurmimi i kalorive është i pasaktë sepse etiketat shpesh janë të pasakta.
“Duhet të ndalojmë së foluri për kaloritë,” tha Spector, profesor i epidemiologjisë gjenetike në Kolegjin “King’s” në Londër.
Ushqimet e përpunuara në përgjithësi prodhohen në masë në një fabrikë dhe përmbajnë ngjyrues dhe konservues për të ruajtur shijen ose strukturën. Sipas ekspertit këto janë të lidhura me probleme të ndryshme shëndetësore.
Hulumtimet tregojnë se më shumë se gjysma e ushqimeve të konsumuara në vendet me të ardhura të larta, janë të përpunuara.
Një studim i vogël i vitit 2019 nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, zbuloi se dietat e larta ku llogariteshin kaloritë bënë që njerëzit të konsumonin 500 kalori më shumë në ditë.

Ushqimet e plota mund t’ju mbajnë më të ngopur se ushqimet e përpunuara
Spector tha se numërimi i kalorive i shtyn njerëzit të hanë më shumë ushqime të përpunuara sepse ata do të kërkojnë versione të ushqimit me kalori të ulët.
“Markat heqin yndyrën dhe sheqerin nga ushqimet për të reduktuar numrin e kalorive. Por ndonjëherë shtojnë kimikate dhe ëmbëltues, për t’u siguruar që ato janë ende të shijshme”, shpjegon Spector.
Nick Shaw, një trajner personal në RP Strength tha se ai inkurajon njerëzit që t’i japin përparësi ushqimeve të plota kur humbin peshë.
“Ideja më e mirë është të përdorni cilësinë e ushqimit si një mjet për të kontrolluar më lehtë sasinë tuaj të ushqimit. Nëse i përmbaheni zgjedhjeve kryesisht të ushqimit të plotë, ju ende mund të arrini sasitë tuaja të ushqimit të nevojshme për të ndihmuar në humbjen e peshës”, tha ai.
Shmangni ushqimet me më shumë se 10 përbërës
Ndërsa disa ushqime janë të përpunuara teknikisht, ato nuk janë ultra të përpunuara dhe mund të përshtaten në një dietë të shëndetshme dhe nuk kanë nevojë të shmangen.
Këto përfshijnë fruta të konservuara, perime të ngrira dhe kos, thonë ekspertët.
Për të përcaktuar nëse një ushqim është ultra i përpunuar, shikoni listën e përbërësve dhe ka më shumë se 10 përbërës, mund të mos jetë një zgjedhje e mirë.
Burimi:Insider/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



