Biznes

Shqipëria, progres në klimën e bizneseve Start Up. Në TOP 20-en e Europës

Nga Gazeta “SI” – Shqipëria ka përmirësuar renditjen e saj në Indeksin Global të Ekosistemit së Startup-eve për vitin 2022, duke u ngjitur me tre vende nga viti i shkuar, në vendin e 75-të në botë, por një pozicionim edhe më të mirë në rajon.

Në Europë, Shqipëria renditet e 20-ta dhe në Ballkan e 9-ta, me 0.876 pikë.

Raporti thekson se nëse progresi do të jetë i njëjtë, për pak kohë Shqipëria do të konkurrojë në rang global për klimën e biznesit të Start Up-eve.

Raporti i “Startup Blink” tregon se Tirana, qyteti i vetëm shqiptar në këtë indeks, ka patur progres shumë pozitiv Tirana është ngjitur nga vendi 18 në vendin e 12 në rang rajonal duke parakaluar, ndër të tjera, qytetin grek të Selanikut dhe ka përmirësuar pozicionin e saj me 27 pikë, duke u renditur në vendin e 461 mes qyteteve të tjera në botës.

Krahasuar me rajonin, Serbia dhe Maqedonia e Veriut qëndrojnë para Shqipërisë, por lëmë pas Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën e cila është një hyrje e re në këtë indeks për vitin 2022. Kosova renditen në vend të 96-të sa i përket ekosistemit dhe klimës së bizneseve, duke grumbulluar 0.281 pikë.

Në vend të parë në rang global në këtë indeks renditen vende si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Izraeli, Kanadaja dhe Suedia.

Ky indeks synon të nxjerrë në pah vendet më të mira për fillimin e bizneseve dhe gjithashtu tregon se ku ekzistojnë bashkësitë më të lulëzuara të sipërmarrjeve. Raporti analizon disa parametra ku më kryesoret janë: sa startup-e të reja ose ndërmarrje biznesi në procesin e fillimit të tyre janë gjithsej, cili është kualiteti i tyre dhe si është mjedisi për të bërë biznes në vendet përkatëse. Indeksi merr në studim 1000 qytete dhe 100 shtete.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë