Gazeta Si – Gjigandi rus i gazit, “Gazprom” ka njoftuar se ka pezulluar furnizimet e tij me gaz homologut holandez “GasTerra” për shkak të mos pagesës për gazin e furnizuar në prill dhe refuzimit për të paguar furnizimet në rubla.
Vetë “Gazprom” e pohoi këtë në një deklaratë. Më herët, kompania holandeze i kishte komunikuar “Gazprom Export”, se nuk kishte ndërmend të kryente pagesa në rubla për gazin e blerë, sipas dekretit të presidentit rus Vladimir Putin dhe sipas skemës së propozuar nga “Gazprom”.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, do të udhëtojë në Turqi më 8 qershor për të diskutuar krijimin e “korridoreve të sigurta” për transportin e grurit ukrainas.
Këtë e ka bërë të ditur homologu i tij turk, Mevlut Çavusoglu. “Lavrov do të vijë” në Turqi më 8 qershor me një delegacion ushtarak për të diskutuar ndër të tjera për krijimin e korridoreve të sigurta për transportin e drithit.
Këshilli Norvegjez i Refugjatëve, tha se deri në 12,000 civilë janë bllokuar dhe kanë nevojë për ndihmë në qytetin lindor të Severodonjeckut, ku trupat ruse po përparojnë.
“Jam i tmerruar kur shoh Severodonjetckun, qyteti i lulëzuar, ku kishim selinë tonë operacionale, të bëhet epiqendra e një kapitulli tjetër në luftën brutale në Ukrainë”, tha Jan Egeland, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Norvegjez të Refugjatëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




