Kosova do të nxjerrë në ankand 100 Megavatorë energji nga panelet solare të ndarë në tre lote me qëllim jo vetëm investitorët e huaj, por edhe ata të mëdhenj.
Ministria e Ekonomisë dhe Energjisë pret të marrë miratimin final nga qeveria për këtë ankand.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se energjia solare do të dalë në ankand nga fundi i vitit 2022.
Loti i parë ka në total 5 ndarje me nga 3 Megavatorë secila, me qëllimin e gjetjes së 5 investitorëve. Në lotin e dytë do të zgjidhet vetëm një investitor për sasinë e 15 Megavatorë energji dhe në të tretën po një investitor, për 35 Megavatorë energji.
Besiana Qorraj, drejtuese e burimeve të rinovueshme të energjisë në Ministrinë e Ekonomisë, tha se
Sipas ministrisë, sasia mund t’i jepet edhe kompanive vendase, sipas çmimeve që ata ofrojnë.
Shpallja e ankandeve vjen në një kohë kur janë në proces të paktën dy projekte. Ndërmarrja komunale e ngrohjes qendrore të Prishtinës Termokos është duke përgatitur një projekt prej 70 Megavatorë , ndërsa kompania energjetike KEK është duke zhvilluar një objekt me kapacitet prej 100 Megavatorë.
Kosova ka njoftuar së fundmi se planifikon të lidhë 1.4 Gigavatorë në sisteme të reja të energjisë së rinovueshme deri në vitin 2031. /BalkanEnergyNews
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




