Ngjarje

la Reppublica: Nata para finales ishte një luftë guerile

Një numër i konsiderueshëm të plagosurish, të paktën 15, ndoshta edhe më shumë. Shumë të tjerë u arrestuan, 60, nga të cilët 48 ishin italianë. Një natë para finales, ku Roma do të luajë finalen e Konferencës së Ligës kundër Feyenoord-it, është kthyer në një natë lufte guerile. Përplasje me policinë, e cila u detyrua të nxirrte edhe armët për të mbajtur larg ultrasit, sidomos holandezët, por jo vetëm, të cilët u emocionuan deri aty sa tentuan të futen edhe në kryeministri. Këmisha të zeza, pothuajse uniforma e rebelëve, kortezhe nëpër rrugët e qytetit dhe gurë kundër makinave të policisë, të vandalizuara nga romanistët. Gjithsej, 9 oficerë u plagosën, pothuajse të gjithë përfunduan në spital. Dhe finalja është ende disa orë larg.

Pritja e ndeshjes u parapri nga përplasja ku një 45-vjeçar shqiptar mbeti i plagosur rëndë në kokë dhe u dërgua në spital, brenda zonës së tifozëve ku ndodheshin një grup ultras holandez. Sipas pronarit të lokalit ku ndodhi përleshja, gjatë përleshjeve me holandezët, një shok e goditi aksidentalisht me një karrige. Këtu nisi dhuna pastaj. Nëntë tifozë të Feyenoord u dërguan në stacionin e policisë për hetim. Vetëm shkëndija e parë e asaj që do të ndodhte më vonë.

Episode të dhunshme në të gjithë qytetin

Pas incidenteve që plagosën 45-vjeçarin, tifozët e Feyenoord nuk janë qetësuar duke u nisur me shkopinj drejt zonës së stadiumit. Policia konfirmoi se ka pasur “disa raste aksidentesh”, në dy prej të cilave ka pasur përplasje, me rrahje dhe gjuajtje gurësh, mes efektivëve të rendit dhe mbështetësve nga Holanda (deri ditën e djeshme në Tiranë ishin rreth shtatë mijë). Incidente të tjera kanë ndodhur në zonat më të populluara të Tiranës. Rreth 200 huliganë holandezë u përballën me policinë, duke përdorur shkopinj dhe duke gjuajtur me gurë ndaj oficerëve. Të tjera incidente kanë ndodhur pranë selisë qendrore të policisë në Tiranë. Ndërkohë, dy italianë janë shtruar në spital pasi janë përfshirë në përplasjet me policinë në Tiranë. Njëri ka pësuar lëndime në fytyrë, tjetri ka trauma në kokë.

“Të paktën 15 mbështetës të tjerë të Romës, sipas një zëdhënësi të policisë, janë shoqërua” në një komisariat.

Policia: I plagosuri ka pyetur pse e kanë shtyrë

Ngjarja e parë ishte ajo që dërgoi në spital një 45-vjeçar shqiptar. Zona ku ndodhi ngjarja është prej kohësh e kufizuar dhe e ndaluar për njerëzit nga forcat e policisë lokale. Burime policore kanë thënë se zënka mes burrit dhe një grupi holandezësh të dehur nisi kur shqiptari e pyeti pse e shtynë.  “Ultrasit e Feyenoord reaguan me dhunë”.

Pronari i lokalit: “Përleshje se shqiptarët po bërtisnin Roma, Roma”

Ndërkohë pronari i lokalit ku ndodhi sherri ka thënë se gjithçka nisi kur personi që më pas u rrah, për të provokuar tifozët holandezë, filloi të bërtasë “Roma, Roma. Më pas dikush gjuajti me karrige 45 vjeçarin dhe kështu filluan grushtat”.

“Në fakt nuk ishte një holandez ai që i gjuajti me karrige, por një miku i tij, shqiptar si ai”.

Burimi: La Republica. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë