Ngjarje

Blindohet ‘Air Albania’, 2000 forca policie, tribunën qendrore e menaxhon UEFA, 88% e biletave janë blerë nga shqiptarët

Kur na ndajnë as 24 orë nga finalja e Conference League UEFA është duke u dhënë përgatitjen e fundit detajeve të modifikimit të stadiumit. Për shkak të pranisë së personaliteteve të larta të UEFAs dhe interesit të madh të mediave të huaja, stadiumi ka reduktuar një pjesë të kapacitetit të tij. “Air Albania” do të mirëpresë rreth 19.500 tifozë duke qenë se janë hequr një pjesë e stolave për të krijuar studio televizive dhe një pjesë tjetër për të zgjeruar edhe tribunën e medias.

Tribuna qendrore do të jetë e menaxhuar totalisht nga UEFA, ku do të qëndrojnë personat VIP, të ftuar nga UEFA, si edhe partnerë dhe sponsorë të UEFA-s. Sa i përket pjesës tjetër, në tribunën përballë, në pjesën qendrore, duke u afruar ekstremeve do të jetë sërish me partnerë të UEFA-s ose me tifozë shqiptarë dhe të dyja pjesët ekstreme të stadiumit, nga pjesa qendrore duke shkuar në ekstrem, janë të rezervuara për skuadrat.

Tifozëria e Romës do të qëndrojë në pjesën jugore të stadiumit, ndërsa tifozëria e Fejnordit në pjesën veriore të stadiumit.

Pjesa tjetër është për publikun e gjerë, ku rreth 88%e biletave që janë blerë, janë shqiptarë. Sa u përket forca vetë sigurisë, në stadium do të ketë rreth 650 “steward” dhe sa i përket pjesës tjetër, perimetri do të jetë i rrethuar edhe nga policia dhe bëhet fjalë për rreth 2000 forca policie që janë të angazhuar vetëm me pjesën e stadiumit, duke qenë se do të bëhet kontroll trupor nga policia dhe “steward”-ët. Policia, sipas ligjit, do të rrijë jashtë stadiumit, ndërsa brenda stadiumit do të menaxhohet me “steward”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë