Në prag të ndërrimit të viteve në 2018, Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Duranay u qëlluan për vdekje në zonën e Bradasheshit, Elbasan. Kufomat e të ndjerëve që po udhëtonin së bashku ishin bërë shoshë nga plumbat, treguan ekspertët tre orë mbas kqyrjes së këtij atentatit. Gjithsej 49 predha u numëruan në vendngjarje që u konsiderua si një nga masakrat që shkakton krimi i organizuar. Kamerat e sigurisë konfirmuan se viktimat përpara se të vriteshin në Elbasan kishin qenë në Tiranë në një lokal në rrugën e Kavajës, ku dhe rezultoi se Endrit Alibeaj rreth orës 13.20 ka këmbyer me një person të paidentifikuar një aparat celular.
Lajme të lidhura