Shkencë

Për herë të parë studiuesit mbjellin bimë me dheun e Hënës

Shkencëtarët kanë rritur bimët me dheun e Hënës për herë të parë. Ky është një hap i rëndësishëm për të bërë të mundur qëndrimin afatgjatë në Hënë.
Studiuesit përdorën mostra të vogla pluhuri të mbledhura gjatë misioneve të Apollo 1969-1972. Ata menduan këtë mënyrë për të rritur një lloj bime të quajtur (Lepidium sativum). Farat mbinë pas dy ditësh në dheun e Hënës.
“Nuk mund t’ju them se sa të habitur ishim.

Çdo bimë dukej e njëjtë deri rreth ditës së gjashtë,” tha Anna-Lisa Paul, një profesoreshë e Universitetit të Floridës, e cila ishte bashkautorë e eksperimentit.
Pas kësaj, Paul shpjegon se u shfaqën dallime. Bimët e rritura në dheun e Hënës u zhvilluan më ngadalë
“Ky hulumtim është kritik për qëllimet afatgjata të eksplorimit njerëzor të NASA-s. Do të na duhet të përdorim burimet e gjetura në Hënë dhe Mars, për të zhvilluar burime ushqimore për astronautët e ardhshëm që jetojnë dhe operojnë në hapësirë të thellë”, tha shefi i NASA-s, Bill Nelson.

Sipas tij ky hulumtim është gjithashtu një shembull kryesor se si NASA, po punon për të zhbllokuar inovacionet bujqësore.
“Kjo mund të na ndihmojnë të kuptojmë se si bimët e rritura me dheun e Hënës,mund të kapërcejnë kushtet problematike në zonat me mungesë ushqimi këtu në Tokë”, shtoi ai.
Një sfidë për studiuesit është se thjesht nuk ka shumë ‘tokë’ hënore për të eksperimentuar.
Ekipi i Universitetit të Floridës iu dha vetëm 1 g tokë nga 382 kg të marra, për eksperimentin nga mostrat e marra. Ato janë mbajtur të mbyllura për dekada të tëra.
NASA planifikon të zbarkojë njerëzit në Hënë për herë të parë që nga viti 1972.Ky mision është planifikuar të mbahet në vitin 2025.
Burimi:BBC/Përshtati:Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë