Treg

Bitcoin bie në vlerën më të ulët në një vit

Bitcoin vazhdoi rënien edhe në fillim të kësaj jave duke shkuar në vlerën e 32 mijë dollarëve. Kjo është vlera më e ulët që Bitcoin ka arritur në një vit.

Rënia matet me mbi 50% nga vlera më e lartë ndonjëherë, në nëntor 2021, kur arriti 69 mijë dollarë.

Goditja erdhi pas humbjes prej 1.000 pikëve në market të kompanive të Dow Jones dhe Nasdaq. Rënie që ka rreth një javë që vazhdon.

Banka Federale në SHBA rriti me 0.5% normat e interesit si mbrojtje ndaj inflacionit, por nuk duket të ketë dhënë ende ndikim. Sipas ekspertëve, tregjet vazhdojnë ende nën presionin e inflacionit dhe frikës për rritje të tij.

Kapaciteti i tregut global për kriptovalutat ishte në 1.68 trilion dollarë të dielën, sipas të dhënave nga CoinGecko.com, dhe vëllimi i tregtimit të kriptomonedhave ditën e fundit ishte 119 miliardë dollarë./CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë