Treg

Fondet e investimeve humbën 900mln lekë për tre muajt e parë 2022

Fondet e investimeve ranë me 1.2% gjatë tre muajve të parë të vitit 2022, me pothuajse 900 mln lekë rënie.

Referuar të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, vlera e aseteve arriti në total në 76.79 miliardë lekë.

Tregu i fondit të investimeve orientohet kryesisht nga titujt qeveritarë që kanë 65% të totalit. Ky treg pati rritje me 0.8% gjatë treëmujorit të parë 2022, nga ai i fundit 2021.

Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 31 mars 2022 është 40.807 me një rritje prej 1.88% krahasuar me 31 dhjetorin e 2021.

Në total, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre 11 fonde investimi. Pjesën më të madhe të këtij tregu, si në aspektin e aseteve, ashtu edhe të numrit të anëtarëve e zë grupi Raifeissen, i ndjekur nga Credins.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë