Treg

Ulet me 6 lekë çmimi i naftës, shkon në 237 lekë për litër

Sipas vendimit të ri të Bordit të Transparencës, nafta me pakicë në vend do të tregtohet 237lekë/litri nga 243 lekë për litër që tregtohej më parë .

Sakaq, çmimi i shitjes me pakicë i gazit do të jetë 100 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 88 lekë/litër për automjetet ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë 227 lekë/litri.

Çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën.

Këto çmime do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së Bordit të Transparencës, i cili është ngritur për të kontrolluar tregun e çmimeve ndikuar nga kriza ekonomike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë