Bitcoin u shemb të enjten, kur nisi një vrull shitjesh nga SHBA dhe trembi tregun e kriptomonedhave.
Bitcoin ra me më shumë se 8%, në 36.251 dollarë të premten në mëngjes. Të tjera kriptomonedha, përfshirë XRP-në, po ashtu ranë.
Rreth 129 miliardë dollarë u zhdukën nga tregu në vetëm 24 orë. Shitja në masë e kriptomonedhave ishte ditë e dhimbshme për Wall Street, ku u shënua dhe dita më e keqe që nga 2020-a.
Nasdaq ra me 5% dhe Bitcoin vazhdon të jetë i lidhur me tregjet e mallrave, në rënie apo ngritje.
Gjatë javës, Banka Federale e SHBA rriti normën e interesit me gjysmë përqindje, si politikë shtrënguese për të parandaluar një recesion të mundshëm të ekonomisë, në gjendjen e frikës momentale.
Ekspertët presin një rënie të mëtejshme të Bitcoin, madje deri në 25 mijë dollarë./CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




