Europa do të vazhdojë të blejë naftën ruse përmes vendeve të treta pasi vendosjes së embargos së BE-së, sipas një zyrtari rus. Deputeti Vladimir Dzhabarov tha se udhëheqësit e Europës “janë çmendur”.
“Ata thonë se nuk do të blejnmë naftën nga ne. Epo, mos e bleni, ne nuk ju detyrojmë “, tha ai. “Por do ta blini vetëm përmes vendeve të treta. Nafta jonë është e njëjtë, vetëm më e shtrenjtë.”
Por që të miratohen, sanksionet kërkojnë mbështetje unanime midis 27 vendeve të BE-së, ndërsa Sllovenia tashmë ka treguar se do të kërkojë përjashtim dhe Hungaria sugjeron që sanksionet mbi furnizimet me energji janë një “vijë e kuqe” për ta.
Bashkimi Europian ka propozuar ndalim të të gjitha importeve të naftës ruse në paketën e gjashtë të sanksioneve që në shënjestër ka agresionin e Rusisë në Ukrainë.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i bëri të ditura propozimet në një fjalim në Parlamentin Europian./BBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




