Treg

Stellantis do të prodhojë makina elektrike në Serbi

Përfaqësuesit e kompanisë Stellantis dhe qeveria e Serbisë nënshkruan një kontratë për financimin e prodhimit të makinave elektrike në fabrikën e makinave Fiat Chrysler Automobiles në Kragujevac pranë Beogradit.

Pas nënshkrimit, presidenti Aleksandar Vuçiç tha se ka filluar një epokë e re e investimeve në Serbi. Pas një takimi me CEO-n e Stellantis, Carlos Tavares, Vuçiç tha se fabrika e automobilave FIAT Chrysler në kryeqytet do të duhet të ndryshohet për të filluar prodhimin e makinave elektrike në fillim të vitit 2024. Investimi kap vlerën e 190 milionë eurove, me qeverinë e Serbisë që siguron 48 euro milionë nga totali.

Ai shtoi se prodhimi i makinave elektrike do të fillojë në tremujorin e tretë të vitit 2024.

CEO i Stellantis, Carlos Tavares dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

Vuçiç tha se strategjia e qeverisë së tij duhet të ndryshojë për të ndërtuar stacione karikimi dhe për të marrë parasysh çmimet e energjisë elektrike dhe burimet e rinovueshme të energjisë. “Ne po ndryshojmë pikëpamjen tonë të plotë për ekonominë dhe ekologjinë… Duhet të ndryshojmë planet tona strategjike të energjisë. Një epokë e re fillon sot”, tha ai në konferencën për shtyp.

Tavares tha se Stellantis po përgatitet të lançojë të paktën 75 modele të reja makinash elektrike deri në vitin 2030, nga të cilat 50 do të jenë në Evropë. Ai tha se fabrika në Kragujevc do të duhet të përshtatet me prodhimin e fundit deri në fund të vitit 2023.

Stellantis u krijua në 2021 pasi konglomerati italo-amerikan Fiat Chrysler Automobiles u bashkua me grupin francez Peugeot Citroen PSA. /seenews


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë