Vendet anëtare të Bashkimit Europiane kanë blerë rreth 44 miliardë euro energji nga Rusia mes datës 24 shkurt, kur filloi pushtimi i Ukrainës, deri më 24 prill.
Analisti i kësaj qendre, Lauri Myllyvirta deklaroi se importet e energjisë së vendeve të BE-së nga Rusia thuajse u dyfishuan gjatë periudhës së luftës, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithsesi, ishin çmimet më të larta që ndikuan në këtë shifër dhe jo volumet. Statistikat zyrtare tregojnë se gjatë periudhës 2-mujore, importet e gazit nga Rusia u rritën me 10% me bazë vjetore, ndërsa importi i gazit të lëngshëm natyror u rrit me 20%.
Në anën tjetër, importi i naftës dhe qymyrit ra me 20% dhe 40% respektivisht, gjatë së njëjtës periudhe. Ndërkohë, katër kompani europiane e kanë paguar tashmë në rubla gazin e blerë, ashtu sikurse kërkoi Rusia, ndërsa dhjetë kompani të tjera kanë hapur llogari pranë Gazprom Bank.
Kompania gjermane e energjisë, Uniper, deklaroi se do të blerë gaz nëpërmjet bankave ruse dhe jo përmes bankave europiane. Muajin e kaluar, presidenti rus, Vladimir Putin, firmosi një dekret mbi rregullat e reja të tregtimit të gazit me vendet që ai i quajti “jomiqësore”, duke paralajmëruar se do të ndërpresë kontratat ekzistuese nëse blerësit refuzojnë të paguajnë në rubla. Dhe pikërisht kështu bëri me dy vendeve anëtare të Bashkimit Europian, Poloninë dhe Bullgarinë. /CNN
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




