Një raport i fundit nga OBSH tregon se kompanitë e qumështit formulë po mashtrojnë prindërit. Raporti tregon se reklamat po nxisin nënat që të mos i ushqejnë fëmijët me gji.
Raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i titulluar “Shtrirja dhe ndikimi i strategjive të marketingut digjital për promovimin e zëvendësuesve të qumështit të gjirit”. Raporti tregon se teknikat e marketingut digjital nuk është e favorshme dhe etike.
Raporti përmbledh gjetjet që analizuan 4 milionë postime në rrjete sociale në lidhje me ushqimin e foshnjave. Sipas të dhënave këto postime arritën 2.47 miliardë njerëz dhe gjeneruan më shumë se 12 milionë pëlqime, shpërndarje ose komente.
Ky marketing i përhapur po rrit blerjet e zëvendësuesve të qumështit të gjirit dhe për këtë arsye po i pengon nënat të ushqejnë me gji, siç rekomandohet nga OBSH.

“Promovimi i formulave komerciale të qumështit duhet të kishte përfunduar dekada më parë,” tha Francesco Branca, Drejtor i Departamentit të Ushqyerjes dhe Sigurisë Ushqimore të OBSH-së.
Studimet tregojnë se si marketingu mashtrues tregon se është i dëmshëm ushqimi me gji.
Sipas ekspertëve të OBSH përhapja e marketingut global digjital të qumështit formulë shkel ligjin.
Ky ligj u miratua nga Asambleja Botërore e Shëndetësisë në vitin 1981.
Pavarësisht dëshmive të qarta se ushqyerja e vazhdueshme me gji është e domosdoshme, shumë pak fëmijë ushqehen me gji siç rekomandohet.
Nëse strategjitë aktuale të marketingut të qumështit të formulave vazhdojnë, kjo përqindje mund të bjerë edhe më tej, duke rritur fitimet e kompanive.
OBSH i ka bërë thirrje industrisë së ushqimit për fëmijë që t’i japë fund marketingut shfrytëzues.
Gjithashtu dhe qeveritë i ka paralajmëruar të mbrojnë fëmijët dhe familjet e reja duke zbatuar ligjin.
Përshtati në shqip Gazeta “Si“
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje