Gjithnjë e më shumë po bëhen përparime në mjekësi për trajtimin e kancerit. Shkencëtarët kanë gjetur një ilaç për trajtimin e kancerit të zorrës së trashë.
Ilaçi i parë që vepron në qelizat burimore të kancerit mund të tregtohet shumë shpejt. Hulumtimi sapo është publikuar në revistën “Nature” dhe është shumë premtues.
Rezultatet e para pozitive, për momentin, janë vërejtur në eksperimentet në minj. Studiuesit kanë shpresa se së shpejti do të funksionojë edhe te njerëzit.
“Është një antitrup (Mcla-158) i quajtur “Petosemtamab”, e aftë të bllokojë përhapjen e kancerit në organe të tjera. Ilaçi ngadalësoi rritjen e kancerit tek minjtë ku ata ishin implantuar”,thuhet në studim.
Studiuesit spanjollë që arritën në zbulimin e antitrupit MCLA-158, për herë të parë, përdorën një biobankë organoide nga pacientët me kancer.
Ilaçi do të ishte gjithashtu i sigurt për kancerin e kokës dhe qafës. Sipas të dhënave gjithashtu edhe inteligjenca artificiale (AI) është një aleat i madh në parandalimin e tumorit kolorektal.
AI është 44% më efektive me një reduktim të rrezikut të gabimeve diagnostikuese. Kryerja e këtyre testeve vazhdimisht me ndihmën e AI shoqërohet me një rënie në 8, në rastet e kancerit të zorrës së trashë.
Rezultatet e punës konfirmojnë rëndësinë e vazhdimit të investimit në inteligjencën artificiale.
Raporti shkruan se Universiteti Humanitas prej vitesh është angazhuar në zhvillimin e ilaçeve. Ndërkohë, pritet që të kryhen më shumë hulumtime për funksionin e ilaçit.
Të dhënat kanë treguar se ilaçi në të ardhmen mund të përshtatet mirë edhe për tumore të tjera.Studiuesit shtuan se në krijimin e këtij medikamenti ka pasur rëndësi tw madhe përdorimi i inteligjencës artificiale.
Burimi: Il Giornale/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



