Kryeministri i vendit Edi Rama ka njoftuar se centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës do të fillojë të prodhojë energji elektrike, i pari i këtij lloji në vendin tonë dhe rajon.
“Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të nis të prodhojë energji elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës, i pari projekt i realizuar i këtij lloji në vendin tonë dhe në rajon.


Burimet alternative të energjisë nga panelet diellore dhe centralet fotovoltaike lundruese janë një rrugë e re për të krijuar siguri dhe rezerva energjitike”, shkruan kryeministri.
Ndërkohë, Ministria e Energjitikës vazhdon të shqyrtojë aplikimet e herë pas hershme nga kompani private për ndërtimin e parqeve fotovoltaike, përmendim atë në zonën e Karavastasë.
Ndërkohë, në mesin e një krize energjitike në vend dhe Europë, Shqipëria po shqyrton alternativa të tjera të prodhimit të energjisë, përfshirë parqet eolike dhe termocentralet me gaz të lëngshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


