A ekziston koha? Përgjigja duket e qartë; sigurisht! Shiko kalendarin apo orën.
Por zhvillimet në fizikë thonë se mosekzistenca e kohës është një mundësi dhe duhet ta marrim seriozisht.
Si mund të ndodhë kjo dhe çfarë do të thotë? Do pak të shpjegohet, por mos u shqetësoni, jeta jonë do të vazhdojë njësoj.
Një krizë në fizikë
Fizika është në krizë. Përgjatë shekullit të kaluar, i kemi shpjeguar dinamikat e universit me dy teori të suksesshme; relativiteti dhe mekanizmat kuantike.
Mekanika kuantike përshkruan se si funksionojnë gjërat në botën tepër të vogël të grimcave dhe ndërveprimeve të grimcave. Relativiteti i përgjithshëm përshkruan panoramën e madhe të gravitetit dhe mënyrën se si lëvizin objektet.
Të dyja teoritë janë të sakta me të vetën, por të dyja konfliktojnë njëra-tjetrën. Ndonëse natyra e konfliktit është kontroversiale, shkencëtarët bien dakord se të dyja teoritë duhet të zëvendësohen nga një e re.
Fizikantët duan të krijojnë teorinë e graviteti kuantik, që zëvendëson të dyja teoritë duke marrë nga suksesi i të dyjave. Një teori e tillë do të shpjegonte se si funksionon graviteti në shkallën miniaturë të grimcave.
Koha në gravitetin kuantik
Duket se krijimi i një teorie për gravitetin kuantik është jashtëzakonisht i vështirë.
Një përpjekje për të kapërcyer konfliktin midis dy teorive është teoria e fijeve. Teoria e fijeve zëvendëson grimcat me vargje që vibrojnë deri në 11 dimensione.
Gjithësesi, teoria e fijeve përballet me një vështirësi më të madhe. Ajo ofron një sërë modelesh për universin tonë, por aty nuk ka qartësime se cili është modeli i duhur.
Në vitet 1980-90, shumë fizikantë u zhgënjyen nga teoria e fijeve dhe krijuan disa qasje të tjera drejt graviteti kuantik.
Një nga më të spikaturit prej tyre është graviteti kuantik ciklik, i cili sugjeron që përbërja e hapësirës dhe e kohës është nga një rrjet i copave jashtëzakonisht të vogla, diskrete, ose “unaza”.
Një nga aspektet e gravitetit kuantik ciklik është se eliminon plotësisht kohën.
Kjo teori nuk është e vetmja që mohon kohën, shumë të tjera bien dakord.
Koha
Ne e dimë që na duhet një teori e re për të shpjeguar universin dhe kjo teori mund të mos përfshijë kohën.
Supozojmë se një teori e tillë është e saktë. Koha nuk ekziston?
Është e komplikuar dhe varet se çfarë nënkuptojmë ne me ekzistencë.
Teoritë e fizikës nuk përfshijnë asnjë tavolinë, karrige apo njeri dhe prap ne pranojmë se tavolina, karrigia dhe njerëzit ekzistojnë.
Nëse koha nuk është një pronë fondamentale e universit, ajo buron nga diçka më e thjeshtë.
Pse? Sepse ne mendojmë se gjëra të tilla ekzistojnë në një nivel më të lartë se ai i përshkruar në fizikë.
P.sh, tavolinat burojnë nga një materie e prekshme që qarkullon në univers. Por ndonëse ne e dimë se nga se vjen tavolina, nuk e dimë nga se vjen koha.
Pra, deri sa ta dimë nga se përbëhet koha, nuk do të jemi të qartë mbi ekzistencën e saj.
Koha mund të ekzistojë asgjëkund.
Koha dhe agjencia
Të thuash se koha nuk ekziston asgjëkund, është sikur të thuash që nuk ka tavolina fare.
Të jetosh në një botë pa tavolina duket e vështirë, por të jetosh në një botë pa kohë duket e tmerrshme.
Jeta jonë është ndërtuar në bazë të kohës. Ne planifikojmë të ardhmen, duke ditur të kaluarën. Ne gjykojmë njerëzit për veprimet e tyre në të shkuarën. Kështu, mund t’i qortojmë më vonë.
Ne besojmë se ne jemi agjentë, institucione që mund të bëjmë gjëra, që të kemi rezultate në të ardhmen.
Por ku është sensi i të menduarit për të ardhmen, kur në fakt nuk ka një të ardhme?
Cili është qëllimi i ndëshkimit të dikujt për një veprim në të shkuarën kur nuk ka një të tillë?
Zbulimi se koha nuk ekziston, mund të ndalojë të gjithë botën. Nuk do të kishte arsye për tu ngritur nga shtrati.
Burimi: iflscience. Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



