Në Shqipëri ka një rritje e ndjeshme për sëmundjet jo të transmetueshme.
Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, gjatë vitit të shkuar u pa një ulje graduale e sëmundjeve infektive dhe e kushteve të kequshqyerjes.
Sipas të dhënave SJT përbënin rreth 96% të vdekjeve të përgjithshme, e ndjekur nga lëndimet (3.7%).
IShP ka evidentuar se shkalla e vdekshmërisë së sëmundjeve ishemike të zemrës dhe infarktit të miokardit ishte më e lartë tek meshkujt sesa tek femrat, ndërsa e kundërta ishte evidente për vdekshmërinë nga goditjet në tru.
Të dhënat përcaktojnë se
Shkalla bruto e vdekshmërisë nga SJT (vdekjet nga të gjitha SJT për 100,000 banorë) në Shqipëri është pothuajse dyfishuar në tre dekadat e fundit (nga rreth 370 në 1990 në 733 në 2017 – INSTAT).
Shkalla shumë më e lartë e vdekjeve të parandalueshme kardiovaskulare tek meshkujt 30-69 vjeç, përmbyset vetëm në pleqëri, veçanërisht duke rritur rrezikun e goditjes në tru tek gratë mbi 70 vjeç.

Ekspertët kanë përcaktuar se ky profil vë në dukje nevojën për të insistuar në kontrollin e duhanpirjes dhe politika të tjera të kontrollit të sjelljes së rrezikut.
Shkalla e përgjithshme e vdekshmërisë në mesin e të rriturve shqiptarë (individët e moshës 30-69 vjeç) është ulur lehtë në dekadën e fundit, kryesisht për shkak të rënies së vdekjeve nga sëmundjet kronike të frymëmarrjes dhe më pak nga sëmundjet ishemike të zemrës dhe goditjet në tru (te meshkujt).
Më tej të dhënat kanë konstatuar se rreth 33% e të gjitha vdekjeve dhe 17% e barrës së përgjithshme të sëmundjeve në popullatën shqiptare vijon njejtë si në vitin 2017 dhe i atribuohet presionit të lartë sistolik të gjakut.
“Rreziku dietik ishte faktori i dytë kryesor i rrezikut që përbën 27% të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet dhe 15% të barrës së përgjithshme të sëmundjes. Më tej, duhani ishte faktori i tretë i rrezikut kryesor që përbën 19% të të gjitha vdekjeve dhe 13% të barrës së përgjithshme të sëmundjeve në popullatën shqiptare”, thuhet në raport.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




