Shkencëtarët kanë zbuluar disa superbaktere të rrezikshme, mund të përhapen nga derrat te njerëzit.
Zbulimi nënvizon frikën se përdorimi intensiv i antibiotikëve në ferma, po çon në përhapjen e mikrobeve rezistente të rrezikshme ndaj tyre.
Zbulimi është bërë nga Semeh Bejaoui dhe Dorte Frees nga Universiteti i Kopenhagës dhe Soren Persson në Institutin e Serumit Statens të Danimarkës. Ekspertët fokusohen në superbakterin Clostridioides difficile. Ky bakter konsiderohet një nga kërcënimet kryesore të rezistencës ndaj antibiotikëve në botë.
“Zbulimi ynë tregon se C difficile është një rezervuar i gjeneve të rezistencës antimikrobike që mund të shkëmbehen midis kafshëve dhe njerëzve,” tha Bejaoui, e cila do të prezantojë studimin e saj në Kongresin Evropian të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive në Lisbonë.
C difficile infekton zorrët e njeriut dhe është rezistent ndaj të gjithë, përveç tre antibiotikëve që përdoren sot. Disa shtame përmbajnë gjene që i lejojnë ata të prodhojnë toksina që mund të shkaktojnë inflamacion të zorrëve dhe diarre.
Bakteri konsiderohet si një nga kërcënimet më të mëdha të rezistencës ndaj antibiotikëve në vendet e zhvilluara.

Mjekët dhe shkencëtarët kanë paralajmëruar prej vitesh se mbishkrimi i antibiotikëve, kërcënon të çojë në përhapjen e rezistencës ndaj këtyre barnave.
Antibiotikët dikur efektivë tani janë më pak të aftë për të luftuar infeksionet e zakonshme, një rrezik për shëndetin global që u përmblodh nga Margaret Chan, ish-drejtoreshë e përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Rezistenca antimikrobike është në rritje në Evropë dhe gjetkë në botë. Ne po humbasim antimikrobikët tanë të linjës së parë”, tha ajo.
Sipas saj trajtimet zëvendësuese janë më të kushtueshme, më toksike dhe kanë nevojë për kohëzgjatje të trajtimit.
Megjithatë, autoritetet mjekësore kanë vënë në dukje se dy të tretat e antibiotikëve nuk përdoren fare tek njerëzit, por jepen si aditivë bujqësore. Kjo bëhet për të shmangur sëmundjet dhe infeksionet tek kafshët, që mbahen në kushte që përndryshe do të shkaktonin sëmundje.
Në kërkimin e tyre, ekipi i udhëhequr nga Bejaoui u përqendrua në hetimin e përhapjes së C difficile në kafshët e fermës. Në këtë rast, derrat u studiuan dhe rezultatet u krahasuan me izolimet klinike nga pacientët e spitalit danez për të parë nëse kishte një përputhje te njerëzit.
Mostrat u ekzaminuan për praninë e C difficile dhe u përdor sekuenca gjenetike për të identifikuar nëse ato mbanin gjene të rezistencës ndaj toksinave dhe ilaçeve.
“Ne zbuluam se shtamet e izoluara te derrat ishin gjenetikisht identike me ato të gjetura te njerëzit gjatë të njëjtës periudhë,” tha Bejaoui.
Ky studim ofron më shumë prova mbi presionin evolucionar që lidhet me përdorimin e antimikrobikëve në blegtori, i cili përzgjedh patogjenët njerëzorë rezistues të rrezikshëm.
Burimi:The Guardian/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje