Treg

Ulet me 3 lekë çmimi i naftës, shkon në 232 për litër

Bordi i Transparencës ka ulur disi çmimin e karburanteve gjatë ditës së sotme .

Nga sot (23 prilli) nafta në pikat e karburanteve do të tregtohet me 232 lekë për litër, benzina 212 lekë për litër dhe gazi i lëngshëm 104 lekë.

Bëhet fjalë për një ulje me vetëm 3 lekë për litër krahasuar me çmimet e deritanishme, ndërkohë që një fuçi naftë sot në bursa shitet me rreth 105 dollar.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë 23.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë