Menaxhim

Turqia do të prodhojë biometan nga mbetjet e kafshëve për të ulur importet e gazit natyror

Biometan nga mbetjet e kafshëve.

Turqia ka ndërtuar një prototip të një pajisjeje për konvertimin e biogazit të mbetjeve shtazore në biometan, një alternativë e rinovueshme ndaj gazit natyror. Procesi i përmirësimit të biogazit përbën rreth 90% të të gjithë biometanit të prodhuar në mbarë botën. Ai mund t’i mundësojë vendit të zëvendësojë 10% të konsumit vjetor të gazit natyror. Teknologjia e Turqisë po zhvillohet nga TEMSAN, kompani elektromekanike e lidhur me Ministrinë e Energjisë dhe Burimeve Natyrore.

“Nëse të gjitha mbetjet e kafshëve në Turqi do të përdoreshin për prodhimin e biometanit, prodhimi do të ishte i barabartë me 6 miliardë metra kub gaz natyror”, tha Ali Rıza Öner. Ai është kreu i ITC, kompani që merret me asgjësimin e mbetjeve në 13 qytete në Turqi. Në vitin 2021, Turqia shpenzoi rreth 15 miliardë dollarë për rreth 60 miliardë metra kub gaz natyror.

Öner shpjegoi se biogazi i mbetjeve shtazore të prodhuara në impiantet ekzistuese të djegies së mbetjeve duhet të konvertohet në biometan. Duke rritur përmbajtjen e tij të metanit, injektohet në rrjetin e gazit natyror. Përmbajtja e metanit në biogaz është 55%, krahasuar me 95% në gazin natyror, vuri në dukje ai.

Biometani, tha ai, është një trend në Europë dhe SHBA. Prodhimi i energjisë elektrike nga biometani mund të jetë një alternativë për termocentralet e biogazit që kanë skaduar ose janë gati të skadojnë.

Vitin e kaluar, Turqia vazhdoi me një zgjerim në kapacitetin e prodhimit të energjisë elektrike duke përdorur burime të rinovueshme. Në segmentin e biogazit, kapaciteti u rrit nga 762 MW në 1 GW.

Stambolli prodhoi 844 GWh energji në inceneratorët e mbetjeve dhe nga gazi i landfillit në vitin 2021. Mjaftueshëm për të mbuluar nevojat për energji elektrike të 1.2 milion njerëzve. Në 2022 pritet të rritet shifra në 2 milion njerëz.

Turqia gjithashtu ka rritur përdorimin e hidrogjenit në sektorë të ndryshëm, në një përpjekje për të ecur drejt burimeve më të pastra. Kështu për t’u bërë më pak e varur nga energjia e importuar. Vitin e kaluar, Qendra e Tranzicionit të Energjisë SHURA tha se Turqia mund të prodhojë deri në 1.6 milion ton hidrogjen të gjelbër në vit. Kjo është 5% të konsumit total të energjisë përfundimtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë