Shkencë

Trajtim i ri me sekuencën e ADN-së për tumorin në kokë

Pacientët me tumor në tru kanë filluar të përfitojnë nga trajtimi i ri i personalizuar duke përdorur sekuencën e ADN-së.

Pacientëve me glioblastoma, forma më agresive dhe fatale e tumorit të trurit, në Mbretërinë e Bashkuar, u ofrohet një diagnozë më e detajuar dhe një plan trajtimi i përshtatur, bazuar në rezultatet e sekuencës gjenetike të nxjerra për 10 ditë.
Pacientët në Spitalin Addenbrooke në Kembrixh kanë qenë të parët në Mbretërinë e Bashkuar që kanë marrë trajtimin.
Richard Mair, një neurokirurg konsulent në spital që drejton programin, e përshkroi trajtimin si një “ndryshim loje”.

“Unë mendoj se me të vërtetë ky trajtim na jep shpresa për pacientin”, tha Mair.
Ai shtoi se trajtimi i tumorit të trurit ishte financuar shumë pak derisa “Cancer Research UK” e caktoi atë si një kancer me studime të paplotësuara.

“Mendoj se ka një ndryshim të madh dhe ne po shohim që kanceri i trurit po merret më seriozisht. Ne e kuptuam se sekuencën gjenetike dhe me terapitë e përshtatura për individët, ekziston mundësia për të përmirësuar jo vetëm prognozën, por edhe shkallën e shërimit për këto lloje të kancerit,” shtoi eksperti.
Kjo u jep kirurgëve një ide më të qartë se cili nëntip është kanceri dhe si ta trajtojnë atë më mirë.

Programi “Minderoo Precision Brain Tumor” është duke udhëhequr punën, së bashku me Fondacionet e  Spitaleve Universitare të Kembrixhit dhe Qendrën e Kancerit të Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar.

Burimi: The Independent/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë