Robotët në miniaturë mund të vendosën brenda trurit të njeriut, për të trajtuar probleme shëndetësore të cilat nuk janë arritur me metoda të tjera. Bionaut Labs në Kaliforni po planifikon të bëjë provat e para klinike te njerëzit, për robotët e tij të vegjël të injektueshëm, të cilët mund të udhëzohen me kujdes nëpër tru me anë të një magneti.
Duke punuar me institutet prestigjioze gjermane të kërkimit Max Planck, ata vendosën në magnet implantin sepse nuk dëmton trupin e njeriut.
Spiralet magnetike të vendosura jashtë kafkës së pacientit janë të lidhura me një kompjuter që mund të manovrojë në distancë dhe me delikatesë mikrorobotin në pjesën e prekur të trurit. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dha miratimin e fortë për provat klinike, që përfshijnë trajtimin e sindromës Dandy-Walker, si tumoret që shpesh konsiderohen të paoperueshëm.
“Ideja e një mikroroboti që mund të hyjë në trup për të zbuluar, apo edhe për të trajtuar problemet mjekësore, nuk është një ide e re, por duhet vënë në praktikë. Ashtu si celularët që përmbajnë komponentë jashtëzakonisht të fuqishëm dhe që janë më të vegjël se një kokërr orizi, teknologjia pas mikrorobotëve “që dikur ishin fantashkencë në vitet 1950 dhe 60” tani është fakt shkencor,” tha bashkëthemeluesi i Bionaut Labs, Michael Shpigelmacher.
Ai përdor energji magnetike për shtytje – në vend të teknikave optike ose ultrasonike – sepse nuk dëmton trupin dhe përfshin mbështjellje magnetike jashtë kafkës që drejtojnë robotët përmes një lidhjeje nga kompjuteri.




I gjithë aparati është lehtësisht i transportueshëm dhe përdor 10 deri në 100 herë më pak energji elektrike. Nga kompjuteri shihet se roboti do të të ndjekë ngadalë një trajektore të para-programuar. Sapo i afrohet objektivit të tij, roboti shtyhet me shpejtësi si një raketë derisa të shpojë kistet e mbushura me lëng brenda trurit. Nëse është i suksesshëm, procesi mund të përdoret për të trajtuar sindromën Dandy-Walker, një keq formim i rrallë i trurit që prek fëmijët.
Të sëmurët mund të kenë kiste me madhësinë e një topi golfi, të cilat fryhen dhe rrisin presionin në tru, duke shkaktuar një sërë problemesh të rrezikshme neurologjike. Bionaut Labs tashmë ka testuar robotët e tij në kafshë të mëdha si delet dhe derrat dhe ‘të dhënat tregojnë se teknologjia është e sigurt për njerëzit.
Nëse miratohen, robotët mund të ofrojnë avantazhe kyçe mbi trajtimet ekzistuese për çrregullimet e trurit, veçanërisht në aspektin e fleksibilitetit në rrugën që mund të ndjekin.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) vitin e kaluar dha miratimet e Bionaut Labs që hapin rrugën për provat klinike për të trajtuar sindromën Dandy-Walker. Në rastin e fundit, mikrorobotët do të përdoren për të injektuar ilaçe kundër kancerit direkt në tumoret e trurit. Metodat ekzistuese të trajtimit përfshijnë bombardimin e të gjithë trupit me ilaçe, duke çuar në efekte të rënda anësore dhe humbje të efektivitetit.
Mikro-robotët gjithashtu mund të marrin matje dhe të mbledhin mostra të indeve ndërsa janë brenda trurit. Bionaut Labs ka zhvilluar diskutime me partnerët për përdorimin e teknologjisë së saj për trajtimin e kushteve të tjera që ndikojnë në tru, duke përfshirë Parkinsonin, epilepsinë ose goditjet në tru.
Burimi:Daily Mail/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



