Bota

SHBA, arrestohet 62-vjeçari që terrorizoi metronë e Nju Jorkut

Gazeta Si - Frank James, personi i kërkuar nga policia e Nju Jorkut për të shtënat në metro, u arrestua, konfirmoi CNN.

Ai u kap duke ecur në rrugë sikur të mos kishte ndodhur asgjë, në East Village, midis St. Marks dhe First Avenue.

Dy oficerë e panë atë dhe e arrestuan "pa incidente", shpjegoi Keechant Seëell, shefi i “New York Police Departament”.

James rrezikon ta kalojë pjesën tjetër të jetës në burg. Një nga akuzat ndaj tij, është ajo e një terrorizimit federal.

Siç tregon shefi i policisë, ai ishte arrestuar disa herë në të kaluarën: në veçanti, janë dymbëdhjetë arrestime: "Nëntë nga viti 1992 deri në 1998 në Nju Jork", për një sërë krimesh, duke përfshirë vjedhje, posedim të sendeve të vjedhura, dhunues seksual", dhe tre në Nju Xhersi "për shkelje të ligjit, vjedhje dhe sjellje të çrregullt”.

Pistoleta me të cilën James sulmoi në metronë e Nju Jorkut, një “Glock” nëntë milimetra, blihej rregullisht në Ohajo, sepse afro-amerikani nuk kishte çështje penale të hapura.

Ka qenë një kalimtar i rastit ai që e ka njohur 62-vjeçarin në rrugën “Canal” dhe e ka fotografuar me celular.

Më pas i ka dhënë alarmin tek një patrulle policësh. Të martën, James kishte hedhur dy granata me gaz lotsjellës dhe kishte qëlluar (tridhjetë herë) pasagjerët në një tren "N" në metronë e Bruklinit, duke plagosur dhjetë persona dhe duke plagosur indirekt trembëdhjetë të tjerë.

Autori kishte qenë në radhët e policisë lokale për 30 vjet dhe për javë të tëra ai kishte postuar mesazhe të dhunshme në YouTube ("Ky komb ka lindur në dhunë, mbahet gjallë nga dhuna ose kërcënimi i saj dhe do të vdesë i dhunshëm deri në vdekje"), duke rrëfyer ndër të tjera se vuante nga çrregullimet e stresit post-traumatik (duke e quajtur veten "profet i dënimit"), megjithatë askush nuk u alarmua.

“E kemi kapur. Falënderoj forcat e rendit, burrat dhe gratë e Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, si dhe agjentët federalë, policinë tonë të shtetit dhe reaguesit e parë”, tha kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, duke konfirmuar arrestimin e James.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë