Treg

Bordi rrit naftën me 7 lekë, gazi mbetet i shtrenjtë

Gazeta Si – Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta me pakicë të shitet 7 lekë më shumë, me 226 lekë/litër për datë 13 prill deri në mbledhjen e ardhshme.  Nga vendimi i 8 prillit, nafta tregtohej me 219 lekë/litër.

Benzina do të shitet me 209 lekë për litër dhe gazi me 115 lekë/litër, për të njëjtë periudhë.

Çmimet për pikat e shumicës do të jenë, 214 lekë/litër për naftën. 197 lekë për benzinë dhe 103 lekë për gazin. (Çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në orën 18:00 të 13 prillit.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë