Bota

Sulmi në metronë e Nju Jorkut, kush është afro-amerikani i shpallur në kërkim

Gazeta Si - Një shpërblim prej 50.000 dollarësh u ofrua nga policia për këdo që mund të jepte informacione që çojnë në arrestimin e autorit të dyshuar të sulmit në metronë e Bruklinit (Nju Jork) një ditë më parë.

Përmes kartës së kreditit të humbur gjatë arratisjes, policia identifikoi një të dyshuar, duke shpërndarë informacione për të.

Emri i tij është Frank R. James, ai është 62 vjeç, afrikano-amerikan, nga Filadelfia dhe përdori kartën e kreditit për të marrë me qira furgonin e lidhur me sulmin, që e gjeti disa blloqe nga stacioni “Sunset Park” në Bruklin. Për momentin dihet shumë pak për James: ai banon si në Filadelfia, si dhe në Viskonsin.

Hetimet paraprake për praninë e tij në rrjetet sociale, zbuluan video "shqetësuese" në të cilat ai fliste për problemin e të pastrehëve, të Nju Jorkut dhe kryebashkiakut të tij, Eric Adams.

James "pranoi se kishte probleme mendore dhe akuzoi gratë me ngjyrë si përgjegjëse për dhunën mes vetë afrikano-amerikanëve: një figurë sigurisht e paqëndrueshme që me këto ndërhyrje në një farë mënyre shpalli sulmin".

Policia thjesht e përkufizon Jamesin si person me interes, duke specifikuar se nuk janë të sigurt nëse ai është autori i sulmit. Megjithatë, profili i tij duket se përkon me atë që u komunikua nga dëshmitarët e parë pas sulmit.

Brenda stacionit, kamerat nuk funksionuan dhe kështu policia u detyrua të analizonte videot e dëshmitarëve në kërkim të informacionit dhe të kryqëzonte informacionin që kishte në dispozicion.

Detajet rreth minutave të terrorit dhe panikut në metro, vazhdojnë të dalin të paprekura: i dyshuari ndodhej brenda makinës kur nxori një tymuese nga çanta e shpinës. Më pas vendosi maskën kundër gazit dhe filloi të qëllonte.

U qëlluan të paktën 33 fishekë, por pistoleta - një “Glock” gjysmë automatike 9 mm - iu bllokua dhe kjo dyshohet se ka shmangur një masakër. Në atë moment, burri, i veshur si punonjës i metrosë, u largua mes turmës.

Në metro, përveç armës së përdorur, u gjet një çantë me çelësat e furgonit të marrë me qira, municion, një kapelë, fishekzjarre.

"Ne ishim me fat, mund të kishte qenë shumë më keq", - thotë shefi i policisë së Nju Jorkut, Keechant Seëell, duke folur për 23 të plagosurit. Asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë