Bota

Të shtëna me armë në metronë e Nju Jorkut, 16 të plagosur. Autori, ende i lirë dhe i rrezikshëm (Foto-Video)

Gazeta Si - Të paktën 16 persona u plagosën nga të shtënat me armë zjarri brenda metrosë "Sunset Park" në Nju Jork. Mes të plagosurve disa ishin të intoksikuar vetëm nga tymueset që autori hodhi ​​para se të arratisej dhe deri tani asnjë nuk është në rrezik për jetën.

Sulmi filloi brenda një vagoni të trenit të metrosë në 8:30 të mëngjesit me orën lokale (14:30 me atë auropiane).

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, portretizojnë njerëz të gjakosur në burdurat e metrosë. I dyshuari, një afrikano-amerikan, rreth 1 metër e 65 cm i gjatë, kishte veshur një maskë gazi dhe një xhaketë portokalli, si ato që mbajnë veshur punonjësit e Autoritetit të Transportit Metropolitan.

Kjo e lejoi atë të përzihej me turmën gjatë arratisjes. Policia ka nisur kërkimet, por ka paralajmëruar: “Nuk bëhet fjalë për terrorizëm”.

FBI ndodhet në vendin e krimit dhe ka nisur hetimet. Të shtënat kanë shkaktuar alarm edhe në qytete të tjera amerikane, ku siguria është forcuar dhe në veçanti në Uashington, ku, megjithatë, aktualisht nuk ka asnjë kërcënim të besueshëm.

"Autori, - tha guvernatori i Nju Jorkut, Kathy Hochul në një konferencë për shtyp, - është i rrezikshëm dhe është ende në arrati".

Një foto e postuar në Twitter nga Derek French tregon disa njerëz në tokë, të ndihmuar nga udhëtarët e tjerë.

Policia e Nju Jorkut nuk ka bërë të ditur për momentin detaje që mund të shpjegojnë dinamikën e incidentit dhe është kufizuar në njoftimin e një ndërhyrjeje për të ndihmuar personat e lënduar nga të shtënat me armë zjarri apo nga shpërthimi. Sipas raporteve nga “Reuters”, që citon burime lokale, ndërsa trenat e metrosë janë ndalur.

Në momentin kur nisën të shtënat, disa nga të plagosurit do të ishin hedhur në një tren që kalonte për të shpëtuar.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Leroy Adams, vazhdon të ndjekë zhvillimet mbi të shtënat dhe lëshoi një paralajmërim për popullatën: "Ndërsa mbledhim informacione, u kërkojmë banorëve të qëndrojnë larg zonës për sigurinë e tyre dhe të lehtësojnë hetimin", - tha zëdhënësi i tij.

Disa linja të metrosë së Nju Jorkut, midis Bruklinit dhe Manhatanit, janë pezulluar. Autoriteti "Metropolitan Transit" e bëri të ditur lajmin në Twitter.

Presidenti Joe Biden u informua për incidentin, sipas raporteve nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki: "Stafi i Shtëpisë së Bardhë është në kontakt me kryebashkiakun e Nju Jorkut Adams dhe shefin e policisë Sewell për të ofruar ndihmë. e nevojshme".


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë