Menaxhim

Pas El Salvadorit, edhe Majlazia po synon ta bëjë Bitcoin monedhë ligjore

Autoritetet malajziane po shqyrtojnë mundësinë për ta bërë Bitcoin monedhë ligjore, të njohur edhe në kursin e këmbimit. Kjo vjen pas eksperimentimit që El Salvador bëri në pragun e problemeve ekonomike duke ligjëruar Bitcoin, hapur portofole digjitale për qytetarët dhe inkurajuar dërgimin e remitancave nga emigrantët në kriptomonedha.

Zëvendësministri i Komunikimeve dhe Multimedias së Malajzisë, Zahidi Zainul Abidin tha se vendi duhet të pranojë Bitcoin dhe kriptomonedha të tjera si mjete ligjore. Ky propozim aktualisht është duke u shqyrtuar nga zyrtarët.

Në të njëjtën kohë, ministri vëren se vendimi përfundimtar për këtë çështje duhet të merret nga Banka Qendrore e Malajzisë dhe Komisioni i Letrave me Vlerë.

Deri më sot, El Salvador është i vetmi vend që ka pranuar Bitcoin si mjet ligjor.Vitin e kaluar, presidenti i Salvadorit Nayib Bukele e shpalli Bitcoin monedhën zyrtare të vendit. Politikani bleu kriptomonedhë me para nga buxheti i vendit, e nxori atë duke përdorur energjinë e vullkaneve dhe planifikoi të ndërtonte një qytet Bitcoin pa taksa. Megjithatë, gjërat nuk po shkojnë ashtu siç ishte parashikuar.

Edhe pse Bitcoin është monedha zyrtare e El Salvadorit, shumica dërrmuese e bizneseve ende nuk e pranojnë kriptovalutën (dhe nuk duket se synojnë ta bëjnë këtë në të ardhmen e afërt).

Rritjet dhe uljet e mprehta të Bitcoin-it gjithashtu shkaktojnë një dëm të madh në buxhetin e vendit.

Nuk është ende e qartë nëse Malajzia do të përsërisë të njëjtat gabime. Megjithatë, dihet se jo të gjithë në vend e pëlqejnë këtë perspektivë. Në vitin 2021, forcat e rendit të Malajzisë konfiskuan 1069 pajisje të minierave të Bitcoin dhe i shtypën ato me një rul duke i dhënë mesazh të qartë kujtdo që guxonte t’i hynte këtij biznesi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë