Treg

Bankat kanë një problem dhe është Bitcoin

Kriptomonedhat u krijuan fillimisht për të anashkaluar institucionet e vjetra dhe bankat po e ndjejnë veten të shmangura. Kështu tha drejtoresha e ARK Invest në SHBA, Cathie Wood.

Ajo tregoi se numri i investitorëve që po devijojnë bankat për financat e decentralizuara është i madh dhe kërcënues. “Ka ndodhur një rrëshqitje”.

“Bankat kanë një problme të madh”, -tha Wood në konferencën Bitcoin 2022. “Ata po humbin aftësitë kundrejt kriptove. Po humbin biznesin. Huazimi dhe kursimi janë bërë pjesë e tregut të kriptomonedhave tashmë”.

Wood shtoi se edhe institucionet shtetërore po i përqafojnë më shpejt kriptovalutat.

“Po shohim një ndryshim 180 gradë nga një vit më parë”.

Drejtoresha e bankës përmëndi ndryshimin e qëndrimit nga Sekretarja e Dhomës së Thesarit, Janet Yellen e cila ishte kategorikisht kundër DeFi, (decentralized finance).

Ark ishte menaxhuesi i parë që fitoi qasje në Bitcoin, në vitin 2015. Wood thotë se ajo parashikon që Bitcoin të arrijë një vlerë prej 1 mln dollarësh deri në 2030-n. /CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë