Ka shumë formula magjike kur bëhet fjalë për shëndetin tonë. Por më e thjeshta mund të jetë të mbajmë belin tonë gati sa gjysma e gjatësisë. Kjo është këshilla e re nga ekspertët shëndetësorë për të luftuar barkun e fryrë në mes të një krize globale të obezitetit.
Tashmë dihet se yndyra e lartë, lidhet me një rrezik më të madh të diabetit të tipit 2, presionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve të zemrës, sipas ekspertëve.
Dhe tani, për herë të parë, mbikëqyrësi shëndetësor Instituti Kombëtar për Ekselencën e Shëndetit dhe Kujdesit (Nice), në Britani thotë se njerëzit duhet të inkurajohen të matin raportin e tyre mes belit dhe gjatësisë.
Paul Chrisp, nga Nice, tha se udhëzimi i përditësuar ishte një ‘mënyrë e thjeshtë dhe efektive’ për njerëzit për të menaxhuar shëndetin e tyre.
Kjo do të thotë që një grua që është 162 centimetra dhe ka një perimetër beli 73 centimetra, do të kishte një raport të shëndetshëm. Ndërkohë, një burrë që është 162 cemtimetra do të ishte në një rrezik të shtuar për shëndetin me një bel 73 centimetra.
Kushdo që dëshiron të zbulojë raportin e tyre mes belit dhe lartësisë mund të përdorë një kalkulator në internet ose të kërkojë nga një profesionist shëndetësor që ta përpunojë. Kjo procedurë mund të përdoret për burrat, gratë dhe të gjitha grupet etnike,
Naveed Sattar, profesor i mjekësisë metabolike në Universitetin e Glasgow, tha më shumë peshë rreth mesit është një shenjë e rëndësishme e nevojës për të konsumuar më pak ushqim ose për të djegur më shumë kalori. Meqenëse, shumica e njerëzve e dinë gjatësinë e tyre dhe madhësia e belit të tyre është në etiketat e veshjeve, kjo është një metodë e thjeshtë për të qëndruar të shëndetshëm.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



