Bordi i Transparencës ka vendosur që çmimi i naftës të jetë 219 lekë/litër për datën 8 prill deri në mbledhjen e ardhshme. Kjo vlerë është 9 lekë më e ulët sa vendimi i fundit i Bordit, më 6 prill.
Çmimi i benzinës për të njëjtat data do të jetë 205 lekë/litër dhe 115 lekë/litër për gazin.
Ndërsa për shitjen me shumicë, çmimet do të jenë, 207 lekë/litër për naftën, 193 lekë/litër për benzinën dhe 103 lekë për gazin.
Bordi thekson se çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën.
Vendimi hyn në fuqi në orën 18:00 të datës 8 prill deri në një njoftim të dytë.
Gjatë së njëjtës ditë, nafta në tregjet botërore tregtohet me 100 dollarë për fuçi, ulje e reflektuar dhe në vendimin e fundit të Bordit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




