Në një ndeshje që do duhej të ishte festë dhe fitorja nuk duhej diskutuar, Italia ka dështuar sërish. Kombëtarja italiane e futbollit është ndalur në barazim në përballjen miqësore me Ukrainën, të ardhurat e së cilës shkuan për të prekurit nga rrëzimi i urës Morandi në Genoa. Ndeshja zhvillohej pikërisht në stadiumin e këtij qyteti, por as ky motivim ekstra nuk e ka bërë skuadrën “azzurre” që të marrë triumfin, i cili mungon prej më shumë se një vit.
Sfida nisi shumë mirë për djemtë e Mancinit që kontrollonin lojën, por pa qenë shumë konkretë në veprimet e tyre sulmuese. Me kalimin e minutave, Italia filloi të rrezikonte portën kundërshtare. Mundësinë më të mirë do të kishte sulmuesi i Napoli, Lorenzo Insignie, që i vetëm përballë portës nuk e ka goditur siç duhet kuadratin ukrainas. “Azzurrët” kërkojnë të shkojnë te goli sa më shpejt, por Ukraina është e disiplinuar në repartin difensiv. Me disa mundësi të vakëta për të dyja skuadrat, pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
SHOCKER!
— Sky Sports Football (@SkyFootball) October 10, 2018
Bernardeschi gives Italy the lead – with a huge helping hand from Ukraine goalkeeper Pyatov
Watch now on Sky Sports Football pic.twitter.com/EkAzTvRguJ
Në pjesën e dytë, kombëtarja italiane hyn më e vendosur në fushë. Kërkon golin përballë publikut që kishte mbushur impiantin Xhenovez, “Marassi”. Në minutën e 55’ ai që shkund për herë të parë rrjetën është Frederiko Bernardeshchi. Sulmuesi i Juventus çoi në rrjetë me një gjuajtje nga distanca pasimin e Insignie. Kur u duk se pas një viti pritje, Italia u rikthye të fitorja, Ukraina reagon. Është Malinovsky, që në minutën e 62’ çoi në baraspeshë shifrat.
UKRAINE LEVEL
— Sky Sports Football (@SkyFootball) October 10, 2018
It has been one-way traffic in the second half but a set piece does the trick for Ukraine and Malinovskyj levels.
Watch now on Sky Sports Football pic.twitter.com/z9Ytqins8j
Deri në fund pavarësisht se të dyja ekipet kanë kërkuar me ngulm golin dhe rastet nuk kanë munguar, rezultati mbeti i pandryshuar. As ndryshimet e shumta të Mancinit nuk japin efekt dhe kështu Italia zhgënjen përballë publikut të saj, duke mos dalë nga kriza, ku ka gati dy vite që është futur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




