Nga Ina Ahmetaj –Prej disa vitesh, çdo 2 prill, në ditën botërore të Autizmit, ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përsërit të njëjtat deklarata për investime në hapjen e qendrave në mbështje të kësaj kategorie. Por deri më tani e vetmja qendër kombëtare është ajo e Mirërritjes dhe Zhvillimit ku trajtohen dhe fëmijë autikë me vendndodhje në Kombinat.
Prindërit e fëmijëve me çrregullime të spektrit autik thonë se kjo qendër trajton moshat e vogla, por pas moshës 15 vjeç fëmijët autikë duhet të largohen.
E megjithatë, si e vetmja alternativë, kapacitetet e saj janë të pakëta pasi Qendra Kombëtare e Mirërritjes dhe Zhvillimit ka në fokus Rehabilitimin e Fëmijëve me probleme të neurozhvillimit.
E pyetur nga gazeta “Si”, kryetarja e Klubit Kombëtar Të Prindërve të Fëmijëve me Çrregullime të spektrit Autik, Eglantina Bajrami thotë se me rritjen e tyre, fëmijët autikë kanë nevojë emergjente akomodimet në qendra të dedikuara për ta.
Bajrami thotë se aktualisht ekzistojnë shkollat speciale që ofrojnë akomodim për fëmijët autikë dhe ata me probleme të neurozhvillimit deri në moshën 14-vjeç por pas kësaj moshe prindi duhet t’i mbajë në shtëpi.
“Kjo ka sjellë probleme sociale dhe ekonomike në familje sepse ata kanë nevojë për asistencë dhe një nga prindërit, kryesisht nënat, detyrohen të ndërpresin marrëdhëniet e punës”, thotë drejtuesja e Klubit Kombëtar Të Prindërve të Fëmijëve me Çrregullime të spektrit Autik, Eglantina Bajrami.
Idenë e investimit për hapjen e qendrave të dedikuara për fëmijët autikë e mbështet dhe shefi i shërbimit të psikiatrisë Ariel Çomo. Si një nga ekspertët e parë që ka ngritur problematikat e tyre që në vitin 2007, tha për gazetën “SI” se nevojiten hapje të shërbimeve për këtë kategori në çdo cep të Shqipërisë.
“Duhet të investohet për hapjen e qendrave të reja për fëmijë autikë, duhen punësime të mbështetura, atelie ku të organizojnë ditën, aktivitete dite që i mbajnë aktivë, sepse sa më shumë prej këtyre shërbimeve, aq më pak kanë nevojë për mjekim”, thotë doktor Ariel Çomo.
Në Shqipëri nuk ka statistika të sakta për numrin e personave me çrregullime të spektrit autik por mjekët thonë se numri i tyre është rritur. Mbyllja e institucioneve gjatë 2 viteve të pandemisë rëndoi edhe më shumë gjendjen e tyre duke qenë të detyruar të qëndrojnë gjatë gjithë ditës në shtëpi, pa asnjë asistencë të punonjësve socialë apo ndihmën e pedagogëve të zhvillimit.
Çfarë është autizmi?
Autizmi është një çrregullim i zhvillimit që ndikon në komunikimin dhe sjelljen. Besohet se shkaktohet nga faktorët mjedisorë dhe gjenetikë.
Autizmi është gjithashtu një çrregullim i spektrit, që do të thotë ashpërsia dhe diapazoni i simptomave janë të ndryshme nga personi në person.
Sipas Manualit Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore-V, këto disa tregues të autizmit:
1. Asnjë gumëzhitje ose duke treguar nga mosha 1 vjeç
2.Asnjë fjalë e vetme sipas moshës 16 muaj ose fraza dy-fjalëshe sipas moshës 2 vjeç
3. Aftësia e dëmtuar për të bërë miq me kolegët
4. Aftësia e dëmtuar për të filluar ose mbështetur një bisedë me të tjerët
5. Përdorimi i përsëritur ose i pazakontë i gjuhës
6. Interesim anormal intensiv ose i përqendruar
7. Preokupimi me objekte ose subjekte të veçanta
8. Respektimi jo fleksibël i rutinave ose ritualeve specifike
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



