Nafta dhe benzina do të shiten më lirë ditën e sotme (2 prill). Bordi i Transparencës ka vendosur se nafta do të shitet me pakicë 226 lekë për litër, benzina 208 lekë për litër, ndërsa gazi me 114 lekë/litri.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme për periudhën 2 prill 2022 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tregtarët që do të abuzojnë me çmimet e produkteve ushqimore do të penalizohen me gjoba që variojnë nga 2 mln lekë për tregtarët e pakicës deri në 10 mln për shumicen.
Akti normativ tashmë ka hyrë në fuqi dhe parashikon që në rast se shkeljet përsëriten atëherë ndaj këtyre subjekteve do të meret masa e mbylljes së aktivitetit deri në sekuestrimin e malli.
Po ashtu në aktin normativ është e përcaktuar se të gjitha subjektet që tregtojnë produkte me shumicë, duhet të marrin masa për mbajtjen e rezervave për një periudhë 3-mujore ose në përputhje me jetëgjatësinë e produktit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




