Shkencë

‘Pankreasi artificial’ që do të shpëtojë fëmijët diabetikë

Gati 900 pacientë me diabet të tipit 1 në Angli po testojnë një “pankreas artificial” që mund të ndryshojë jetën, mund të eliminojë nevojën për teste dhe të parandalojë problemet hipoglikemike kërcënuese për jetën, ku nivelet e sheqerit në gjak bien shumë.
Teknologjia përdor një censor nën lëkurë. Ai monitoron vazhdimisht nivelet dhe një pompë rregullon automatikisht sasinë e kërkuar të insulinës.
Charlotte një vajzë gjashtë vjeçare, nga Lancashire, Britani është një nga 200 fëmijët që përdorin sistemin hibrid të unazës së mbyllur. Nëna e saj, Ange Abbott, thotë se ky eksperiment ka ndikuar shumë tek familja e tyre.


“Përpara pajisjes, gjithçka ishte manuale. Natën do të duhet të vendosim alarmin çdo dy orë për të bërë kontrolluar aparatin e insulinës në mënyrë që sheqeri në gjak të ishte i kontrolluar”, tha Charlotte.
Sistemi hibrid nuk është plotësisht i automatizuar, sepse sasia e karbohidrateve që hahen gjatë vakteve duhet të kontrollohet. Mjeku i Charlotte, May Ng, një endokrinolog pediatrik në Spitalin e Përgjithshëm të Qarkut Ormskirk, mendon se teknologjia e re ka një potencial të madh.
“Unë mendoj se është absolutisht fantastike. Kam 25 vjet që trajtoj fëmijët me diabet dhe ky trajtim është jetë-shpëtues”, tha ai.
Burimi: BBC/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë