Nafta do të tregtohet me 231 lekë për litër në datat 1 dhe 2 prill, duke u ulur me 6 lekë nga ditët e fundit. Është ulur po ashtu dhe gazi, që do të shitet me 115 lekë/litër nga 116 që ishte. Por është rritur benzina me 1 lekë/litër në 212 lekë, për të njëjtat data.
Për tregtimin me shumicë, çmimet janë më të ulëta, 219 lekë/litri për naftën, 200 lekë/litri për benzinën, 103 lekë /litri për gazin.
Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare, sipas njoftimit të Bordit.
Të premten e 1 prillit, nafta në bursë ndërkombëtare tregtohet me 105 dollarë për fuçi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




