Drejtësia

Inceneratori i Fierit, lihen në fuqi masat e sigurisë për 9 të arrestuarit

Gazeta Si - Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi këtë të enjte masat e sigurisë për 9 personat e arrestuar, të cilët dyshohet se kanë abuzuar në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Gjykata ka caktuar “arrest me burg” për 7 të akuzuar dhe arrest shtëpie për 2 të tjerë. Mes personave në arrest me burg është edhe ish-ministri i Mjedisit. Lefter Koka.

Nga hetimet e SPAK, thuhet se kompania që ka fituar koncesionin e Fierit, “Integrated Technology Waste Treatment Energy” dhe kompania tjetër që ka zbatuat punimet për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, “Integrated Technology Services”, kanë qarkulluar fatura fiktive tatimore për punime, që në fakt sipas SPAK, në të vërtetë nuk janë kryer.

“Shoqëria “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., ka deklaruar në librin e blerjes faturat tatimore të shitjeve nga disa shoqëri të tjera në total në vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146,083,071 Lekë”, thotë SPAK.

Kjo shumë parash, pra 1.4 miliard Lekë të vjetra, siç del nga hetimet e SPAK, i është dhënë ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për të favorizuar kompaninë.

Masat e sigurisë:

Lefter Koka – “Arrest në burg”

Klodian Zoto –  “Arrest në burg”

Arenc Myrtezani –  “Arrest në burg”

Pëllumb Abeshi –  “Arrest në burg”

Azem Shatëri –  “Arrest në burg”

Florjan Muçaj –  “Arrest në burg”

Erjon Murataj – “Arrest në Burg”

Etleva Kondi –  “Arrest në shtëpi”

Sabina Cenameri – “Arrest në shtëpi”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë