Drejtësia

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste të tjera për aferën e inceneratorëve, akuzë e re për Lefter Kokën dhe Klodian Zoton

Pak muaj pas arrestimit, SPAK ka vendosur t’i shtojë ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, akuza të reja për inceneratorin e Fierit pas atij të Elbasanit.

Prokuroria ka firmosur 9 urdhra-arresti të rinj këtë të martë, që përfshijnë ish-anëtarët e Komisioneve të Prokurimit të inceneratorëve të Elbasanit e Fierit, të gjithë të akuzuar për shpërdorim detyre.

Masa e sigurisë është vendosur nga gjykata edhe për drejtorin e Albpetrolit, por edhe për ish-zyrtarë të Bashkisë së Fierit.

Mes të akuzuarve, tashmë nën një masë të re sigurimi “arrest me burg”, është ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, i akuzuar për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale në bashkëpunim.

Akuza e re ndaj tij bën fjalë për incineratorin e Fierit, ndërkohë që më herët ish-ministrit i janë njoftuar të njëjtat akuza dhe masa e arrestit për inceneratorin e Elbasanit.

SPAK ka kërkuar sërish masë arresti edhe për Klodian Zoton (i shpallur në kërkim ndërkombëtar), pronar i inceneratorit të Elbasanit dhe Tiranës, i akuzuar për “Korrupsion” dhe pastrim të produkteve të veprës penale në bashkëpunim.

Në vendimin e gjyqtares Irena Gjoka, të datës 26 mars 2022, caktohet masa e arrestit me burg edhe ndaj ish-zyrtarit të ministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshi, nga Elbasani, i akuzuar për shpërdorim detyre si ish-kryetar i Komisionit të Prokurimit të inceneratorit të Elbasanit.

Po ashtu, nën arrest për shpërdorim detyre është vendosur edhe shtetasi Azem Shatëri, ish-drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit në Bashkinë e Fierit, dhe shtetasi Arenc Myrtezani, ish-administrator i inceneratorit të Fierit, i akuzuar për korrupsion.

Të pandehur të tjerë nga SPAK, për veprën penale shpërdorim detyre, janë Florian Muçaj, drejtor i Albpetrol, Erjon Murataj ish-anëtar i Komisionit të Prokurimit për inceneratorin e Tiranës, Sabina Cenameri, ish-anëtare e Komisionit të Prokurimit të inceneratorit të Fierit, dhe Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit të Prokurimit për inceneratorët.

Sipas hetimeve të SPAK, rezulton se ka pasur shkelje ligjore në procedurat e ndjekura për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit ndërkohë që paratë e dhëna nga shteti janë përvetësuar nga të pandehurit si produkt I veprës penale.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka vendosur sekuestro preventive për një pasuri të paluajtshme me vlerën e 2 mln eurove në kuadër të hetimit të dosjes për inceneratorin e Elbasanit.

Bëhet fjalë për 14 apartamente, 3 njësi tregtare, 1 truall dhe 8 shoqëri tregtare.

"Pasuritë e paluajtshme të sekuestruara, dyshohet se përbëjnë produkt të veprave penale për të cilat po ushtrohet ndjekja penale, ndërsa shoqëritë tregtare të sekuestruara dyshohet se kanë shërbyer dhe janë përdorur si mjete për të realizuar veprat penale. Vlera e pasurive të paluajtshme të sekuestruara është rreth 2,000,000 Euro" thuhet në njoftimin e SPAK këtë të martë.

SPAK vijon se janë mbledhur prova dhe janë krijuar dyshime të arsyeshme, se anëtarët e komisionit për dhënien e koncensionit, - kontratë e cila është lidhur midis Ministrisë së Mjedisit dhe shoqëritë tregtare “Albtek Energy” sh.p.k - kanë shpërdoruar detyrën në bashkëpunim.

Masat për inceneratorin e Fierit

Masat ‘arrest me burg’:  Lefter Koka, ministër i Mjedisit akuzohet për  “Shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”;  Pëllumb Abeshi, ish-anëtar i Komisionit për dhëne e inceneratorit! drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”! Azem Shatëri, drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Fier! Akuzohet për shpërdorim detyre! Florjan Muçaj, anëtar i Komisionit të prokurorimeve, akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ Erjon Murataj, anëtar i Komisionit të prokurorimeve, akuzohet për ‘shpërdorim detyre'.  Klodian Zoto, akuzohet për “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. Arenc Myrtezani, ish-administrori i inceneratorit të Fierit! I akuzuar për “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, Masa ‘Arrest Shtëpie’: Sabina Cenameri, e “Shpërdorimi i detyrës”, ish-anëtarja e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit!  Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionti, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim.

Masat për inceneratorin e Elbasanit

Pëllumb Abeshi, Kryetar komisioni për dhënien e koncesionit i cili atëherë mbante edhe detyrën e drejtorit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit.

Bardhyl Çabiri, anëtar i komisionit për dhënien e koncesionit si përfaqësues i bashkisë së Elbasanit.

Ndaj tyre më 27 mars 2022 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka dhënë masën e sigurimit personal “arrest në burg” si të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim.

Arrest shtëpie

Nën hetim nën masën e sigurisë "arrest shtëpie", janë Serafin Papa përfaqësues i Bashkisë Elbasan në këtë komision. Etleva Kondi nga ministria e Energjitikës, Jonida Zeqo nga ministria e Mjedisit.

Ata akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim. Masat e sigurive për këta persona u morën më 27 mars 2022, ndërsa janë ekzekutuar më 29 mars 2022.

Pasuritë e sekuestruara për inceneratorin e Fierit
Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për personin juridik “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të 
Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për personin juridik “Integrated Technology Services” sh.p.k, me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të
Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për 4 (katër) pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Lefter Koka, me sipërfaqe totale prej 3 344.8 m2. Këto pasuri kanë një vlerë ekuivalente që përmbush vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146,083,071 (njëqind e dyzet e gjashtë milion e tetëtëdhjetë e tre mijë e shtatëdhjetë e një) lekë.

Pasuritë e sekuestruara për Inceneratorin e Fierit
14 apartamente me sipërfaqe banimi në total prej 1356 m²;
3 njësi tregtare me sipërfaqe shfrytëzimi në total prej 297 m²;
1 pasuri të paluajtshme të llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë 126 m²;
8 shoqëri tregtare dhe të gjitha asetet në pronësi të shoqërive tregtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë