Ambasadorja e SHBA Yuri Kim njoftoi në Twitter sot pasdite se ishte takuar me Drejtorin e Policisë së Shtetit Gledis Nano. Ajo shkruante se qëllimi i takimit ishte të forcohej bashkëpunimi amerikano-shqiptar në fushën e ligjzbatimit dhe kundër terrorizmit.
Kjo është diçka që ambasadorja e bën edhe pa cicërima në Twitter; edhe që ka bashkëpunim me SHBA, dihet nga të gjithë. Por më pas, ambasadorja shënon se është thelbësore që të sigurohet integritet në: aksionet e policisë, përfshi në operacione dhe vendime personeli.
Të ndalemi pak këtu – integritet nënkupton dikë “që ka cilësinë e të qenit i ndershëm” dhe “dikush që ka parime të forta morale.” Në këtë kuptim, kujt i drejtohej ambasadorja amerikane? Drejtorit të policisë? Nëse po, këtë ia ka thënë në takim dhe ndoshta e nxori në Twitter për t’u siguruar që ta dëgjonin edhe të tjerët. Mos po i drejtohej dikujt tjetër? Ajo foli për operacionet e policisë dhe vendimet e personelit. Ta ketë shkelur Gledis Nano me emërimet? Apo zotit Nano dikush i bën presion për emërime?
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.